Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen ka publikuar një fotografi në llogarinë e saj në Facebook, duke pastruar xhamat e shtëpisë.
“Dielli i fundjavës dhe i dimrit”, shkroi ajo bashkangjitur me fotografinë.
Frederiksen përkundër aktiviteteve të javës ka vendosur ta kalojë të dielën në shtëpi, nën rrezet e mprehta të diellit dimëror.
“Nuk kisha pasur shumë kohë për të lustruar dritaret gjatë muajve të fundit. Gëzuar e diela”, shkroi mes tjerash në postimin e saj.
Frederiksen është kryeministre e Danimarkës që nga qershori i vitit 2019 dhe udhëheqëse e socialdemokratëve që nga qershori i vitit 2015. Ajo është kryeministrja më e re në historinë daneze.