8.1 C
Pristina
E premte, 7 Tetor, 2022

Kryetare e Kuvendit apo Ministre e Jashtme? Ku do të kontribuonte më shumë tregon vetë Osmani

Rekomandime

Negociatat mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për formimin e qeverisë së re vijojnë ende. Pas zgjedhjeve të 6 Tetorit, në një intervistë për “Opinion”, kandidati për Kryeministër i LVV, Albin Kurti tha se e shihte Vjosa Osmanin në postin e Kryetares së Kuvendit, ose Ministres së Jashtme.

Por ku e sheh veten kandidatja për Kryeministre e LDK? Në një intervistë të dhënë mbrëmjen e kësaj të mërkure nga Kosova për gazetarin Blendi Fevziu, po në “Opinion”, Osmani pranoi se këto janë dy pozicione tek të cilat beson se mund të kontribuojë. Megjithatë ajo theksoi se nuk ka marrë ende një vendim dhe se në bisedime me Kurtin nuk është biseduar ende për këtë çështje.

Zoti Kurti u shpreh që në një farë mënyrë, se ju sheh si Kryetare të Kuvendit ose si Ministre të Jashtme. Tashmë duket që është e vendosur që Kurti do të drejtojë qeverinë, për arsye se partia e tyre ka fituar më shumë deputetë, edhe pse diferenca është e pandjeshme. Ku e shihni ju veten?

Ne si LDK kemi vendosur që ta ndërtojmë parimin që ta përkrahim partinë që i fiton zgjedhjet, sa i përket Kryeministrit. Absolutisht pajtohem në aspektin etik, edhe pse në Kosovë ka pasur shembuj të ndryshëm në të kaluarën, sepse Kryeministri votohet në Kuvend. Megjithatë ne do ta respektojmë vullnetin e qytetarëve, por kjo nuk nënkupton që tanimë kemi pajtim për të gjitha çështjet e tjera. Pra sa i përket pozitave të tjera, ne akoma nuk jemi ulur të diskutojmë me Vetëvendosjen.

Nëse unë ju pyes jo çfarë ju ofron Albin Kurti, por çfarë do të preferonit ju personalisht të merrnit? Ku e shihni më shumë veten?

Nuk ka rëndësi se çfarë. Ju po supozoni që Vetëvendosja tani i ka të gjitha pozitat dhe do t’ia ofrojë ato LDK-së, në fakt nuk ka asnjërën

Më shumë artikuj

Të fundit