3.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Kur presidenti Ibrahim Rugova shtronte Darkën e Lamës

Rekomandime

Nën patronatin e presidentes së vendit, edhe këtë vit, është organizuar Darka e Lames apo si njihet ndryshe Dita e Falënderimeve, e cila, për dallim nga herët e kaluara, është organizuar në Sheshin “Ibrahim Rugova”, në të cilën, krahas zyrtarëve vendorë e ndërkombëtar, kanë marrë pjesë edhe qytetarë të Kosovës.

- Advertisement -

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka thënë se ajo së bashku me qytetarët e Kosovës janë mbledhur që në këtë festë, në përfundim të korrave, për t`ju gëzuar bereqetit që ka falur Zoti në këtë tokë pjellore të vendit.

Ajo ka thënë se Dita e Falënderimeve është festa tradicionale e moçme që prej kohës së Dardanëve Ilir që ka bashkuar të gjithë njerëzit e Kosovës me njeri tjetrin dhe për të ardhmen e tyre

“Kjo është një ditë që na mbledh të gjithë neve, rreth sofrës tonë së begat dhe kur bëhemi bashkë më të dashurit tanë pas punëve të kryera të stinës, por gjithashtu kjo është një ditë kur duhet të shtrojmë dorën e ndihmës fqinjëve tanë dhe të gjithë atyre që kanë nevojë për ne. Në këtë ditë le të jemi falënderues për sigurinë dhe përparimin e vendit tonë, të jemi falënderues për tokën tonë të begat dhe për bereqetin që na sjell ajo, le të jemi falënderues për liritë tona për të cilat kemi sakrifikuar aq shumë dhe për shëndetin e gjithë qytetarëve tanë”, ka thënë presidentja.

- Advertisement -

Ajo ka pohuar se paqja ndërtohet më mirëkuptim dhe me respekt të ndërsjellë dhe se qëndrueshmëria jonë varet nga vetë ne.

Në Darkën e Lames kanë marrë pjesë përfaqësues të KFOR, zyrtarë të ambasadave në Kosovë, përfaqësues të FSK-së e intelektualë të tjerë.

- Advertisement -

“Darka e Lamës” ka filluar të shënohet tradicionalisht nga viti 2002, fillimisht nga ish-presidenti Ibrahim Rugova, për t’u pasuar pastaj nga ish-presidenti, Fatmir Sejdiu, si një traditë e bartur që nga koha e paraardhësve tanë, dardanëve të Ilirisë. Përfundimi i korrje-shirjeve, sipas traditës, ka sjellë gëzim dhe festë të përbashkët në Darkën e Lamës ku secili e sjell ushqimin më të mirë që ka në sofrën e përbashkët.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit