15.9 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Kurti e Osmani ftojnë në takim liderët e subjekteve PDK, AAK e LDK, për të diskutuar konstituimin e institucioneve të reja

Rekomandime

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti dhe kandidatja për Presidente, Vjosa Osmani u kanë dërguar letër partive politike ku i ftojnë që me datë 15 mars (e hënë) të takohen për të diskutuar për konstituimin e institucioneve të vendit.

- Advertisement -

Këto letra janë publikuar nga drejtuesi i zyrës për media i LVV-së, Arlind Manxhuka.

Ai përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se të njëjtat letra i janë dërguar edhe subjekteve politike nga komunitetet.

Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e 14 shkurtit ka shënuar fitore bindëse, duke siguruar 58 ulëse në legjislaturën e re.

- Advertisement -

Vjosa Osmani, e cila ka garuar në kuadër të listës së Vetëvendosjes, ka fituar më së shumti vota, përkatësisht 300.788.

Ajo aktualisht është kandidate për presidente nga LVV.

- Advertisement -

Albin Kurtit i është pamundësuar gara për shkak të një dënimi të shqiptuar në tre vjetët e fundit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur më 4 mars rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 14 shkurtit.

Sipas rezultatit përfundimtar, Partia Demokratike e Kosovës do të ketë 19 ulëse në kuvend, Lidhja Demokratike e Kosovës, 15 dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të ketë tetë deputetë.

Për formim të Qeverisë në Kosovë duhen të sigurohen 61 vota në Kuvendin e Kosovës.

Kurti ka thënë se qeverinë synon ta formojë me disa parti të komuniteteve jo-serbe.

Sa i përket pozitës së presidentit, kandidatët për këtë pozitë duhet të kenë 80 vota për të fituar ulësen në presidencë,

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit