3 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Kurti: GjND na ka pajisur me një armë të rëndësishme, kurrë s’është vonë për ta mirëpërdorur

Rekomandime

Ish kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një postimi në rrjete sociale ka shkruar se sot janë bërë 10 vjet nga mendimi këshillues i Gjykatës ndërkombëta të Drejtësisë.

Kurti, kujton se GjND kishte konstatuar, se Serbia nuk kishte të drejtë në pretendimin e saj se shpallja e pavarësisë së Kosovës kishte shkelur të drejtën ndërkombëtare, shkruan.

- Advertisement -

Kreu i LVV, gjithashtu ka shtuar se dështimin e Serbisë nuk e shfrytëzoi Kosova.

Kurse, Kurti ka thënë se në vend se ta forcojë subjektivitetin tonë ndërkombëtar dhe shtetëndërtimin e brendshëm, qeveria e atëhershme pat hyrë në dialog teknik e pastaj politik me Serbinë.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

10 vjet u bënë sot nga mendimi këshillues i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GjND) i cili konstatoi që Serbia nuk kishte të drejtë në pretendimin e saj se shpallja e pavarësisë së Kosovës kishte shkelur të drejtën ndërkombëtare.

Rezultati i qëndrimeve të gjyqtarëve të GjND-së ishte 10 me 4 në favor tonin. (Mbaj mend se nga deponimet e shteteve mike, mbresa të posaçme më pat lënë ajo e Prof. Martti Koskenniemi që përfaqsonte Finlandën.)

- Advertisement -

Dështimi i Serbisë në GjND nuk u shfrytëzua nga Kosova.

Është për të ardhur keq që në këtë dekadë ky mendim i GjND-së më së shumti u përmend te fusnota që iu mbivendos emërtimit të Kosovës.

Në vend se ta forcojë subjektivitetin tonë ndërkombëtar dhe shtetëndërtimin e brendshëm, qeveria e atëhershme pat hyrë në dialog teknik e pastaj politik me Serbinë, gjithnjë për çështje të brendshme të Kosovës, duke e mbuluar rëndësinë e këtij vendimi dhe duke lejuar që të krijohet përshtypja se Kosova po rinegocion statusin e saj.

GjND na ka pajisur me një armë të rëndësishme në arenën ndërkombëtare. Kurrë s’është vonë për ta mirëpërdorur.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit