4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Kurti i reagon Vuçiqit: Gjenocidi, varret masive e masakrat janë e vërteta e Serbisë

Rekomandime

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka reaguar ndaj deklarimeve të Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq i cili tha se masakra e Reçakut është trillim.

- Advertisement -

“Ai nuk pranoi ta quante Srebrenicën një gjenocid, tani ai mohon masakrën e Reçakut. Ai dëshiron të kalojë në një të ardhme paqësore pa pranuar krime të së kaluarës. Por gjenocidi, varret masive dhe masakrat janë e vërteta e Serbisë.

Është koha që Vuciq të fillojë të merret me të”, ka shkruar Albin Kurti në “Twitter”.

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, doli i pari në zgjedhjet e 6 tetorit të mbajtura në Kosovë.Si kryeministër i ardhshëm, Kurti ka paralajmëruar që do ta udhëheqë dialogun Kosovë-Serbi.

- Advertisement -

Dje gjatë ditës, Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq tha se masakra e Reçakut është shpikur nga Walker.Ndërkohë, ndaj presidentit serb, sot gjatë ditës, avokati Tomë Gashi ngriti kallëzim penal.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit