1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Kurti mban takim me Nuland për çështjen e afganëve, SHBA do të mbulojë financiarisht strehimin e tyre

Rekomandime

Kryeministri Albin Kurti, ka mbajtur një takim virtual me Nën Sekretaren e Shetit Amerikan për Çështje Politike, Victoria Nuland, si dhe Zv. Sekretaren e Shtetit, Wendy R. Sherman, lidhur me çështjen e strehimit të afganëve në Kosovë.

- Advertisement -

Një gjë të tillë e ka bërë me dije Zyra e Kryeministrit me anë të një komunikate dërguar medieve, teksa ka bërë të ditur se shpenzimet për të strehuarit do t’i mbulojë SHBA’ja, shkruan Gazeta Express.

“Çështje Politike, Nuland shprehën vlerësimin e tyre të thellë për shtetet mike, duke përfshirë këtu edhe Kosovën, që kanë treguar vullnetin dhe ofruar gatishmërinë e tyre për të strehuar përkohësisht qytetarët afganë, aplikantë në procesin për ‘Viza Speciale të Imigrimit’ (SIV) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sherman potencoi se të gjitha shpenzimet nga strehimi i përkohshëm i qytetarëve afganë do të mbulohet nga qeveria amerikane”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.

Në mbledhjen 26-të, Qeveria ka miratuar kërkesën e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, për dhënien e mbrojtjes së përkohshme të personave të rrezikuar nga konflikti i brendshëm në Afganistan.

- Advertisement -

Ende nuk dihet numri i saktë i afganëve që do të strehohen në Kosovë, ndonëse ekspertë të fushës së sigurisë kanë vlerësuar se shteti mund t’iu bëjë vend rreth 3,500 personave.

Dy vendet të cilat janë përfolur për strehimin e personave që vijnë nga Afganistani është Parku Inovativ në Prizren, si dhe kampi i KFOR-it francez në Vushtrri.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit