11.3 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Kurti: Nuk do të hakmerremi ndaj askujt

Rekomandime

Lideri i VV’së, Albin Kurti ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve të fundit në Kosovë duke falënderuar të gjithë që morrën në pjesë.

Ai ka thënë se në qeverisjen e tij nuk do të ketë hakmarrje ndaj askujt por ka thënë se do të kërkojë përgjegjësi për ato që janë bërë deri më tani.

- Advertisement -

“Ishin zgjedhje të jashtëzakonshme. Është një lajm i mirë për Republikën e Kosovës dhe vitet e ardhshme që vijnë”, tha ai.

Qytetarët sot u bënë bashkë dhe morën pjesë masivisht në zgjedhje dhe u vërtetua vullneti i qytetarëve.

Me orë të tëra kanë qëndruar në acar dhe kanë udhëtuar me orë të tëra për të votuar. Ky referendum u fitua, është dicka e pashembullt në Kosovën e pasluftës.

- Advertisement -

Dua të falënderoj të gjithë qytetarët që kanë votuar sot.

Dua të falënderoj te gjithë komisionerët dhe aktivistët që u angazhuan që të kemi një proces të mirëfilltë motiv.

- Advertisement -

Dua të falënderoj mërgatën për mijëra kilometra të udhëtuara, për qindra euro të shpenzuara vetëm që të kryejnë obligimi ne tyre e të votojnë.

Me veprimin tuaj e keni treguar dashurinë për atdheun e juaj.

Dua të falënderoj policët të cilët qëndruan për orë të tëra në gatishmëri në këtë proces. Dhe dua të falënderoj edhe ata që i dua më së shumti, aktivistët e VV’së.

Dua të falënderoj edhe kundërshtarët. Pa ta nuk ka kuptim demokracia. Na pret shumë punë e angazhim. R

ruga përpara është e gjatë dhe do të ketë pengesa, do të bëjmë ndonjë gabim por qëllimin e kemi fisnik.

Nuk do të hakmerremi ndaj askujt por do të kërkojmë përgjegjësi. Kjo ditë do të mbahet mend nga gjeneratat që do të vijnë si ditë kur fitorja u erdhi qytetarëve”, tha ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit