7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Kurti: Nuk i preferoj evropianët anti-amerikanë e as amerikanët anti-evropianë

Rekomandime

Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se sot gjatë ditës ka bashkëbiseduar me rreth 20 të rinj nga Amsterdam University College, të cilët e kanë pyetur për marrëdhëniet e Kosovës me Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e lidhur kështu me dialogun Kosovë-Serbi.

Kurti, që nga kundërshtarët e tij politikë në Kosovë u cilësua si antiamerikan, thotë se u ka thënë studentëve në bashkëbisedim se atij nuk i pëlqejnë evropianët që janë anti-amerikanë, e as amerikanët që janë anti-evropianë.

- Advertisement -

Studentët u interesuan të dinë më shumë për marrëdhëniet e Kosovës me Bashkimin Evropian e Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke pasur parasysh zhvillimet e fundit politike dhe bisedimet me Serbinë.

Unë ju shpjegova që nuk i preferoj evropianët që janë anti-amerikanë e as amerikanët që janë anti-evropianë; se BE dhe ShBA nuk mund të zëvendësojnë njëra-tjetrën, dhe, për Kosovën, të dyja këto janë të pazëvendësueshme nga kushdo tjetër”, ka shkruar Kurti në Facebook

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit