8 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Kurti paralajmëron se Kosova nuk do t’i njohë diplomat universitare të Serbisë

Rekomandime

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka paralajmëruar reciprocitet me Serbinë sa i përket njohjes së diplomave universitare, raporton Gazeta Express.

Përmes një fotografie që ka publikuar në profilin e tij zyrtar në Instagram, Kurti ka shkruar se meqenëse Serbia ende nuk i ka pranon diplomat universitare nga Republika e Kosovës, reciprocitet do të thotë edhe pranimi i diplomave.

I njëjti ka marrë shembullin e një studente të Masterit për Pegagogji që ka po studion në Universiten e Prishtinës.

- Advertisement -

“Almedina Ahmeti është studente në Master për Pedagogji, në Fakultetin e Edukimit në Universitetin e Prishtinës. Almedina shkollën fillore e ka kryer në Tërnoc, gjimnazin e ka filluar në Bujanoc ndërsa e ka përfunduar në Gjilan. Mirëpo, ajo nuk do të mund të punësohet në vendlindjen e saj në Bujanoc kur të diplomojë, meqenëse Serbia ende nuk i pranon diplomat universitare nga Republika e Kosovës. Reciprocitet do të thotë edhe pranim i diplomave tona”, ka shkruar Kurti

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit