-0.1 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Kurti: Taksën 100 %, do ta zëvendësojmë me reciprocitet të plotë

Rekomandime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka zhvilluar një takim me shefen e zyrës së BE-së, në Kosovë, ambasadoren Nataliya Apostolova.

Ai pas takimit, në konferencë ka thënë se taksa 100 % e vendosur ndaj Serbisë, do të zëvendësohet me reciprocitet të plotë.

- Advertisement -

“Ne nuk i vendosim Serbinë dhe Bosnjë e Hercegvinën në një fjali asnjëherë, për shkaqe historie, jemi këtu ku jemi si Qeveri e re, për shkak të Serbisë do të kemi reciprocitet të plotë si zevendësim të tarifës 100 %.

LDK-ja dhe LVV-ja edhe zonja Osmani dhe une mbi 60 % të votave në Kosovë në mesin e shqipëtarëve kanë qenë praktikisht në parimin e reciprocitetit.

Për reciprocitetin janë dakord edhe ata që nuk më votuan”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Kryeministri Kurti ka folur edhe për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.

Ai me këtë rast ka falënderuar shefen e Zyrës së BE-së, në Kosovë, ambasadoren Nataliya Apostolova, për ndihmën që i ka ofruar shtetit të Kosovës.

- Advertisement -

“Shpreha zotimin tonë që të ndjekim me vëmëendje dhe përkushtim të gjitha projektet, proceset e integrimit të Kosovës në BE, pesë vendet që na e kanë vështrirësuar rrrugën tonë evropiane. E falënderova për ndihmën e fundit prej 75 milionë eurove për termocentralin “Kosova B”.

Mbetemi të përshkurar në rrugëtimin evropian drejt familjes evropiane.

Ne duhet ta ndërtojmë BE-në si vlerë si standard brenda vendit tonë, këtë nuk mund ta bëjë BE-ja për ne, por duhet të na ndihmojë”, ka thënë ai.

Apostolova ka përshëndetur formimin e qeverisë “Kurti”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit