1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Kurti tregon çka do t’iu bëjë serbëve si kryeministër

Rekomandime

Kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër, Albin Kurti, derisa ka folur për marrëveshjen përfundimtare në mes të Kosovës dhe Serbisë ka treguar atë që po i mban këto dy shtete larg pajtimit, raporton Gazeta Express.

- Advertisement -

“Kosova siç e dini vazhdon të mos njihet nga Serbia, për bindjen time dy probleme të mëdha në Ballkan në aspektin rajonal për paqen dhe sigurinë tonë është në njërën anë mosnjohja e Kosovës nga Serbia dhe në anën tjetër sabotimi që ia bën Bosnja dhe Hercegovina Republikës Serbe. Këto janë dy problemet në Ballkanin Perëndimor që po na mbajnë të ngujuar në tensione të vazhdueshme dhe larg prej paqes dhe pajtimit që e synojmë e qe besa edhe prej integrimit në BE”, ka thënë Kurti në KDI.

Tutje, ai është zotuar se në javën e parë si kryeministër i Kosovës, do të fillojë dialogun me serbët në Kosovë.

“Qysh në javën e parë si kryeministër do ta filloj dialogun me serbët e Kosovës, është e rëndësishme që të ketë një dialog që zhvillohet nga poshtë. Ky dialog do t’i trajtojë ata si qytetarë të barabartë me të drejta dhe liri. Unë nuk lejoj që për serbët e Kosovës të na tregojë Beogradi, unë dua të dëgjoj drejtpërsëdrejti se cilat janë nevojat e tyre”, ka shtuar ai.

- Advertisement -

“Dialog nga poshtë i hapur demokratik ku serbët dhe shqiptarët diskutojnë se si mund të ju ndihmojë shteti për subvencionet në bujqësi”, tha tutje kandidati i VV-së për kryeministër, derisa ka folur edhe për qëndrimet e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

“Vuçiq thoshte unë nuk mund ta njoh pavarësinë e Kosovës me këta kufij, me fjalë të tjera ai pohonte asgjë. Serbia tradicionalisht liderët e saj i ka pasë spikerë, kur i dëgjoni një ide të presidentit të Kosovës a të Shqipërisë, kryeministrit të Kosovës, a Shqipërisë të jeni të sigurt që është ide e tij, nuk qëndron kurrkush mbrapa. Por, kur ta dëgjoni dikë në Beograd duke folur dijeni që më së paku është ajo”, shtoi ai.

- Advertisement -

I pyetur nga qytetarët se kur do ta njohë pavarësinë e shtetit të Kosovës, Kurti ka thënë se e njeh shtetin e pavarur, por që të shpallësh pavarësinë dhe të bësh shtetin duhet të dallohet.

“Veç po du me ditë, së pari duhet të them qartë e hapur se unë e pranoj e njoh pavarësinë e Kosovës, Republikën e Kosovës, shtetin e pavarur të Kosovës, por të gjithë politikanët e dinë se ta shpallësh pavarësinë e ta bësh shtetin dallon”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit