4.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Kurti zvogëloi rrogën për 1450 euro, por ja sa marrin 3 kryeministrat e rajonit

Rekomandime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori vendim për shfuqizimin e vendimit të Qeverisë së kaluar e cila rriti rrogat për 100%. Tani Kurti ia ka zvogëluar vetes rrogën për 1450 euro.

Ky shfuqizim i vendimit të ish-kryeministrit Haradinaj, bën që Albin Kurti të marrë vetëm 1500 euro pagë.

- Advertisement -

Me këtë, Kurti do të ketë pagë më të ulët se kryeministri Edi Rama, i cili paguhet 1700 euro, mirëpo sërish do të mbetet mbi tre kryeministrat e tjerë të rajonit.

Pagën më të ulët në rajon e ka kryeministrja serbe, Ana Brnabic, e cila paguhet vetëm 1000 euro.

Paga e dytë më e ulët është e kryeministrit të Malit të Zi, Dusko Markovic, i cili, sipas merr vetëm 1130 euro. Ndërkaq, kryeministri në detyrë Zoran Zaev merr 200 euro më pak se Albin Kurti – 1300 euro.

- Advertisement -

Sidoqoftë, vendimi i Albin Kurti nuk preku vetëm atë por edhe 15 ministrat, të cilët do të marrin 730 euro më pak. Nga 2000 euro, ministrat do të paguhen 1270 euro.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit