8.4 C
Pristina
Friday, April 12, 2024

Kush është burri që njoftoi Bushin për suImin ndaj kullave binjake

Rekomandime

Në një rrëfim të rrallë në 20-vjetorin e sulmit trrorist në SHBA, Andrew Card njeriu që kishte përgjegjësinë për t’i dhënë ish-presidentit Bush lajmin, tregon se për përgjegjësinë e madhe që kishte.

- Advertisement -

Më 11 shtator 2001, Andrew Card i tha ish-presidentit amerikan, George W. Bush se atë ditë kishte ndodhur një suIm trrorist që do të ndryshonte botën.

Card ishte shefi i zyrës së Bushit dhe kishte përgjegjësinë t’ia komunikonte lajmin se çfarë po ndodhte. Ai e bëri këtë në një kohë kur presidenti po vizitonte një shkollë fillore në Florida.

“Mendova për atë që do të thosha, dhe pastaj hapa derën, iu afrova presidentit dhe i pëshpërita në veshin e djathtë, ‘Një aeroplan tjetër goditi një kullë tjetër. Amerika është duke u suImuar’. Unë shikova presidentin dhe sinqerisht mendoj se ai në ato momente po mendonte për barrën që mori përsipër duke bërë betimin presidencial. Unë do të thoja se ishte momenti kur ai u bë president”, tha ai.

- Advertisement -

Bush vazhdoi të lexonte librin dhe Cardit i bëri përshtypje se presidenti nuk kishte bërë asgjë që mund të shkaktonte frikë tek studentët.

“Ai nuk shfaqi frikë as para mediave, e cila do të të kënaqte trroristët në të gjithë botën”, shtoi ai. Card beson se SHBA ka harruar atë që mësoi nga ky suIm.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit