1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Kush është francezja që i sheh shqiptarët si kolonizatorë të Kosovës, tregon profesor Nezir Kraki

Rekomandime

Analistja franceze Marion Marechal që drejton Institutin e Shkencave Sociale, Ekonomike dhe Politike në Lyon, ka dhënë disa komente të pabaza në një televizion francez.

- Advertisement -

Ajo ka deklaruar në twitter se në Kosovë ka mbizotërim ortodoks serb, derisa është e kolonizuar nga shqiptarët myslimanë.

“Është demografia ajo që bën histori, vetëm shikoni Kosovën. Ky vend me mbizotërim ortodoks serb është kolonizuar për dekada nga shqiptarët myslimanë”, shkroi Marion Marechal.

E lidhur me këtë ka reaguar profesori i Parisit, Nezir Kraki, i cili përmes një postimi ka thënë se Marion Marechal Le Pen është mbesa e lideres së dështuar të ekstremit të djathtë në Francë.

- Advertisement -

“Nuk është analiste por është Marion Marechal Le Pen, mbesa e Marine Le Pen, lidere e dështuar e ekstremit të djathtë në Francë. Edhe gjyshi i Marion (babai i Marine Le Pen) ka qenë me dekada kandidat por gjithmonë i dështuar. Janë tri gjenerata nga e njëjta familje me bindje raciste, ksenofobe dhe fashiste. Gjyshi (Jean Marie Le Pen) ende e vajton «humbjen» e Algjerisë dhe mbetet nostalgjik i Gestapos naziste. Vajza dhe mbesa e tij janë i njëjti brumë veç gjini tjetër”, ka deklaruar Kraki.

Sa i përket Kosovës, Kraki ka thënë se lidhjet e fashisteve evropianë me ata serbë njihen prej kohesh.

- Advertisement -

“Ku ka racistë e fashistë në Evropë aty gjen miq e ithtarë të Serbisë. E kanë si obligim natyral me u rreshtua kundër Amerikës dhe «produkteve» të saj, kundër Gjermanisë se tashme sepse e duan Gjermaninë e Adolfit e kështu me radhë. Veç thash t’ju tregoj për mos me u shqetësua ju atje ”, ka përfunduar Kraki.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit