4.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Kush është më menaxher? VV ia përmend Haradinajt qiranë 28 mijë euroshe për Ministrinë e Bujqësisë

Rekomandime

Ramush Haradinaj po e lë postin e kryeministrit mes shumë raportimesh për shpenzime të shumta të buxhetit të shtetit për udhëtime jashtë shtetit, dreka e darka.

Megjithatë kryetari në detyrë i qeverisë pas mbledhjes së mbajtur të martën, në një konferencë për media, ka ngritur dyshime se kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka aftësi menaxheriale, tashmë që pritet të emërohet kryeministër i ri në rast të arritjes së një marrëveshje me LDK’në.

- Advertisement -

Unë kam dyshime në aftësitë e tij menaxheriale. Nuk mendoj që do të jetë qeverie përparimit.

Unë pres që qeveria që vjen do të jetë shumë e dobët, por është shumë ma keq mos mu formu kjo qeveri.

Na nuk jem pjesë e diskutimit të një koalicioni, unë nuk kam pritë që ata që kanë fituar tashmë të formojnë qeverinë”, ka thënë Haradinaj.

- Advertisement -

E këtyre deklarimeve, u janë kundërpërgjigjur nga Lëvizja Vetëvendosje.

Arlidn Manxhuka, zyrtar për media nga partia e Kurtit ka cituar sot një raportim të ‘Kohës Ditore’, në të cilin tregohet se si AAK’ja e Ramush Haradinajt që nga paslufta ka shfrytëzuar objektin katër kateshe të ministrisë së Bujqësisë për të cilin s’ka paguar qira.

- Advertisement -

Ndërkohë vetë stafi i Ministrisë së Bujqësisë janë detyruar që të qëndrojë në një objekt me qira për vite të tëra.

Meqenëse dje u fol për menaxherë të mirë. Çka quajmë menaxhim i mirë?Kur objektin e ministrisë e bllokon për partinë a për ministrinë paguan qira mujore 28 mijë euro”, ka shkruar Manxhuka në profilin e tij zyrtar në facebook.

Ndryshe gjatë qeverisjes së Haradinajt është diskutuar shumë edhe për 52 milionët që I janë dhëën kompanisë Bechtel-Enka, gjë për të cilën kanë filluar madje edhe hetime./GazetaExpress/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit