1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Kush ishte personi i vetëm nga LDK-ja që Ibrahim Rugova e priti për ditëlindjen e fundit dhe çka bisedoi me të

Rekomandime

Në 14 vjetorin e ndarjes nga jeta të presidentit historik Ibrahim Rugova në emisionin Frontal në T7 ka folur Melihate Tërmkolli nga Lidhja Demokratike e Kosovës, raporton Gazeta Express.

- Advertisement -

Tërmkolli thotë se ka disa njerëz në Kosovë që vetëm pse kanë bërë ndonjë foto me presidentin Rugova apo ia kanë dhënë dorën, e marrin të drejtën që të flasin për të.

“Edhe njerëz që rastësisht ja kanë dhanë dorën e kanë bo ni foto ja japin të drejtën me fol për presidentin Rugova, presidenti Rugova e ka kry misionin e vet dhe është i pa vdekshëm. Unë e kam njoftë para se mu kriju LDK-ja, presidenti Rugova si një prej zërave më të fuqishme të asaj kohe në debatet që bëheshin u bë një luftë e ashpër dhe ishte ndër më të shquarit dhe në ato kohë filluan të interesohen edhe personalitete të huaja, në një ato takime qëllova që të jemi bashkë me Riza Llukën dhe presidentin Rugova, kontakti i parë direkt ka qenë në atë periudhë Ka qenë disa muaj pas formimit të LDK-së. Bashkëpunëtor të presidentit Rugova nuk janë ata që i qesin fotografitë”, thotë ajo, teksa shton se atë kohë kishin punuar për një ideal.

“Kemi punu për një ideal kështu që tash është koxha e rëndë për njerëz që kanë punu me ato ideale me përjetu krejt këtë far absurditeti që po ndodhë në politikë.

- Advertisement -

Ka qenë mas pari ka qenë nder, edhe goxha përgjegjësi sepse në një far mënyre edhe pse një prej personalitete shumë të buta shumë të urta, sepse ne kemi punu në besim dhe mirëbesim duke mos pa mbrapa njëri tjetrit. Kemi punu në mënyrë frontale në mbrojte të interesave të shtetit, në ruajtjen e vlerave kombëtare, ka qenë nder përgjegjësi dhe kënaqësi e jashtëzakonshme. Mbetet një nga njerëzit që na ka kulturu politikisht, kombëtarisht një vendosmëri të jashtëzakonshme që se kam pa te dikush tjetër, qëndrimi i tij për Kosovën shtet i pavarur mbetet formula që duhet të ruhet edhe tash”, shton ajo.

Zyrtarja e LDK-së thotë se Rugova ishte edhe jashtë kamerave i njejtë në personalitet.

- Advertisement -

“Nuk ka qenë shumë i ndryshëm edhe jashtë kamerave ka qenë një personalitet unik që nuk ke mujt me pa njeri të dalldisur jashtë kamerave.

Iu është shmangur shumë konflikteve, sot kur do të duheshim të ishim unik, jemi goxha të përçamë. Ne rrethanat më të vështira të rivaliteteve të mëdha ka ditë me rujtë këtë popull, unë mendoj se atë ka ditë me e bë vetëm ai.

Kur ka mujt presidenti Rugova me sakrifiku postin e kryeministrit me 47 deputetë në dy mandate 2001 dhe 2004 na kemi pas 47 deputetë dhe me sakrifiku postin e kryeministrit ska qenë fort e lehtë, as për ne LDK po përgjegjësia me bë shtet gjithmonë ka qenë më e lartë se cdo post politik dhe këta që përpiqen sot me thanë LDK po kërkon shumë pa sakrifiku kurgjë me të vërtetë është e tepërt”, ka thënë e njejta.

Ajo jep kritika për Albin Kurtin që nuk shkon te varri i tij, duke thënë se kjo është mosmirënjohje.

“Albin Kurti me ju përkul Alija Izetbegovic midis Sarajeve, e në esencë mos me tregu një gjysmë mirënjohje për presidentin Rugova s’ka tregu mirënjohje për krejt popullin e Kosovës, për krejt njerëzit që 10 vite nën emrin e LDK-së 24 orë kanë qenë në funksion të lirisë dhe pavarësisë.

E di ai pse nuk shkon, pse nuk e shpreh një mirënjohje, janë disa tipa të quajmë ashtu që nuk munden me pranu suksesin tjetrit me gjasë janë ata që s’kanë me pranu suksesin e presidentit Rugova asnjëherë”, thotë Tërmkolli.

Sipas saj, presidenti historik asnjëherë nuk kishte folur për sëmundjen që kishte, e në të gjitha takimet temë kryesore ishte pavarësia e Kosovës.

“Ai kurrë s’ka fol për sëmundjen, vetëm për njohjen e pavarësisë së Kosovës, asnjëherë nuk është bisedu për s’mundje. Vazhdimisht kemi bisedu si do të dalim që të arrijmë atë njohje formale”, thotë tutje.

Tërmkolli ka treguar një fakt interesant në ditëlindjen e fundit sa presidenti ishte gjallë. Ajo thotë se ishte e vetmja zyrtare të cilën e kishte pranuar në takim atë ditë, teksa zbulon për çka kishin diskutuar.

“Hera e fundit që jam takuar, e kishte ditëlindjen me 2 dhjetor 2005 dhe kam qenë kam pas privilegjin e madh që atë ditë ka mrri me më pranu veç mu në urim të ditëlindjes me 21 janar ka shku, ne e kishim edhe përvjetorin e LDK-së. Më priti vetëm mu sepse më besoi shumë gjana.

Kemi folë bukur shumë. Është interesant ishte në atë kohë një grip i shpezëve që quhej ishte përhapë edhe e kishte një far jo frikë po shqetësim se mos po përhapet edhe te ne, ne nuk jemi shumë edhe po krijon naj telashe naj problem”, tha ajo.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit