3.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Ky është personi që dyshohet se u privua nga jeta nga babai i tij në Podujevë

Rekomandime

Një ngjarje e rëndë që ka ndodhur sot në fshatin Peran të Podujevës, ku mbeti i vdekur një person pasi u qëllua me armë të zjarrit. Të riun dyshohet se e vrau babai i tij, i cili tashmë është arrestuar.

- Advertisement -

SinjaIi mëson se personi që mbeti pa shenja jete pas të shtënave, është Edon Ismajli.

Sipas informacioneve të para, dyshohet se si shkak i probIemeve pronësore, babai ka shtënë me kallash drejt djalit të tij.

Rastin për Sinjalin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

- Advertisement -

Rreth orës 18:00, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Peran të komunës së Podujevës.

PoIicia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, bëhet e ditur se një person, ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma zjarrit.

- Advertisement -

Vdekja e viktimës është konstatuar nga ana e mjekëve emergjent.

Policia ka iniciuar një hetim me synim sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin”, thanë nga Policia për SinjaIin.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit