3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Ky është spiuni i Serbisë që u bë deputet i Kosovës

Rekomandime

Branislav Nikolic i cili ka shërbyer si këshilltar i Presidentit aktual Hashim Thaçi ishte shkarkuar nga ky i fundit në qershor të këtij viti, pasi u raportua se Nikolic kishte qenë agjent i shërbimit sekret serb (BIA).

Nikolic ka qenë në garë për deputet të Kuvendit të Kosovës si pjesë e Listës Serbe në zgjedhjet e gjashtë tetorit. Ai ka arritur të bëhet deputet duke marrë 14 mijë e 419 vota.

- Advertisement -

Që nga viti 2016 kur Hashim Thaçi ishte zgjedhur President i Republikës së Kosovës, Branislav Nikolic kishte qenë pjesë e kabinetit të Thaçit si këshilltar i tij.

Shkarkimi i tij erdhi pasi Televizioni T7 kishte raportuar se Nikolic kishte qenë pjesë e shërbimit të Inteligjencës së Serbisë(BIA).

Në njoftimin për shkarkimin e tij, zyra e Thaçit kishte thënë se nuk kanë pasur informacione paraprake lidhur me zyrtarin që ka këshilluar presidentin për tre vite rresht.

- Advertisement -

“Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës konfirmon se nuk ka pasur asnjë informacion paraprak dhe zyrtar nga institucionet e sigurisë në Kosovë për përfshirjen e mundshme të z. Branislav Nikolic në aktivitete të dyshimta, për të cilat është raportuar në media”, thuhej në përgjigjen e zyrës së Thaçit.

Lexo edhe: Lufta e VV’së dhe NISMA’s për vota: Ndërhyn Valdete Daka

- Advertisement -

Nga certifikimi i zgjedhjeve të gjashtë tetorit, Lista Serbe ka fituar të gjitha 10 ulëset e garantuara me kushtetutë për komunitetin serb në Kuvend.

10 deputetët e rinjë të Listës Serbe janë regjistruar në Kuvendin e Kosovës si pjesë e legjislaturës së shtatë që pritet të konstituohet më 26 dhjetor, datë kjo e caktuar nga Presidenti Thaçi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit