11.8 C
Pristina
Saturday, April 13, 2024

Labinot Tahiri siguron autoambulancën për komunën e Podujevës

Rekomandime

Labi ka treguar se cili është donacioni i tij i radhës.

- Advertisement -

Këngëtari Labinot Tahiri me anë të një videoje në llogarinë e tij në Facebook, ka dhënë lajmin e mirë për llapjanët.

Ai bëri të ditur se e ka siguruar autoambulancën për komunën e Podujevës, ndërsa do e dhurojë të mërkurën.

“Mirëdita të gjithêve!

- Advertisement -

Qytet dhe kryetar i nderuar z Shpëtim Bulliqi, tanimë AUTOAMBULANTËN e keni të siguruar!
Të mërkuren e keni aty si Donacion i të gjithë shqiptarëve të cilêt kanë besimin tek ne.
Me këtë dhuratë dua që Viti i Ri 2021 të ju gjejë me shumë punë dhe suksese për Podujeven dhe të gjithë Kosovën!
Me nderime, Labi Kosovë e Shqipërisë”, shkruan Labi.

Ndryshe, Labi gjatë ditës së djeshme bëri të ditur se nuk ka marrë asnjë ftesë nga partitë për t’iu bashkuar listës së tyre në zgjedhje, për të garuar për deputet.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit