1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Laboratori, Albulena Haxhiu thotë se familjarët e saj në Zvicër po planifikojnë ta padisin Thaçin

Rekomandime

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka paralajmëruar se familja e saj do të ushtrojë padi për presidentin e vendit, Hashim Thacin, në Zvicër.

Haxhiu ka shkruar në Facebook se Thaçi është president shpifës, derisa, sipas saj, deklartat e tij bëhen për qëllime të pista.

- Advertisement -

Ajo ka deklaruar se familja e saj me nënshtetësi zvicerane janë duke u konsultuar me avokatë për të paditur Hashim Thaçin në Gjykatën e Zvicrës.

Ju njoftoj që lidhur me akuzat e shpifjet e tij, familjarët e mi me shtetësi zvicerane janë duke u konsultuar me avokatë për ta paditur Hashim Thaçin, në Gjykatën e Zvicrës.

Në anën tjetër policia DUHET ta demantojë Hashim Thaçin sepse ata i kanë informacionet e sakta. Le të dalin e të flasin publikisht”, ka shkruar Haxhiu.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit