11 C
Pristina
Saturday, April 13, 2024

Lajmërohet babai i policit të plagosur – Djali më tha: ‘Nuk e lë policinë edhe për tri fakultete’

Rekomandime

Babai i policit të plagosur në detyrë mbrëmë në shtëpinë e Iran Badallit në Zhur të Prizrenit po shpreson që djali i tij të bëhet më mirë.

- Advertisement -

Ganimet Mrasori, babai i Arturit, thotë se djali i tij ishte i përkushtuar në profesionin e policit dhe se nuk do ta ndërronte atë me asnjë tjetër, njofton Klan Kosova.

Megjithatë babai i tij tha se shteti nuk ka bërë sa duhet për policët edhe pse ky institucion është më i suksesshmi në rajon.

Arturi mori plagë në sy, por mjekët po shpresojnë se do të shërohet, sipas babait.

- Advertisement -


“Kam shpresa të mëdha se do të bëhet mirë. Djali ka pasë mirënjohje edhe gjithmonë është konsideruar si ndër policët më të mirë”.

Babai i Arturit tregoi edhe një muhabet emocional që e kishte bërë me të para se të shkonte në aksionin që u plagos.

- Advertisement -

“Dje i pata thënë: Pse bre bir nuk u more me arsim kur fakultetin e ke të kryer? Më tha që policinë nuk e lëshon. Ai gjithmonë e ka dashtë profesionin.

Ai më tha: Babë nëse unë nuk shkoj dhe një i familjes tjetër nuk shkon dhe të ruhemi atëherë kush do ta mbrojë sigurinë e këtij shteti? Për çka sakrifikuam dhe dhamë kaq shumë viktima?”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit