Barcelona dhe Paris Saint-Germain më në fund kanë arritur marrëveshje për kthimin e Neymarit në klubin e La Ligës, raporton Sky Sports.
Sky Sport në Itali raporton se marrëveshja mes palëve është arritur më në fund dhe se sulmuesi brazilian pritet të nënshkruajë për Barçën sapo të arrijë në Katalonjë, transmeton Gazeta Express.
Neymar e braktisi Barcelonën para dy vjetëve pasi i shënoi më shumë se 100 gola për klubin, duke e fituar La Ligën dy herë, Kupën e Mbretit tri herë dhe Ligën e Kampionëve një herë.
Neymar e braktisi Barcelonën para dy vjetëve pasi i shënoi më shumë se 100 gola për klubin, duke e fituar La Ligën dy herë, Kupën e Mbretit tri herë dhe Ligën e Kampionëve një herë.
Marrëveshja mes klubeve përfshirë Jean-Clair Todibo dhe Ivan Rakiticin bashkë me një shumë të lartë parash, ndërsa Ousmane Dembele ende nuk e ka dhënë miratimin për kalimin në PSG.
Kanë mbetur edhe disa detaje dhe hedhja e nënshkrimeve në orët në vazhdim, sipas Sky, dhe Neymar po kthehet në Barcelonë.