-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Ligji i miratuar në Gjermani- Rrezikohen ikje masive si në 2013

Rekomandime

Ligji i ri i miratuar në Gjermani rreth imigrimit të fuqisë punëtore të kualifikuar, që do të hyjë në fuqi në mars të këtij viti, ka ringjallur shpresë për shtetasit nga Kosova, të cilët synojnë punësimin në këtë shtet të BE-së.Ky ligj ua mundëson punonjësve të kualifikuar në arsim profesional nga shtete jashtë Bashkimit Evropian (shtete të treta) të emigrojnë lehtësisht në drejtim të Gjermanisë, shkruan sot gazeta Zëri.

- Advertisement -

Bekim Baliqi, profesor i së drejtës ndërkombëtare, në një prononcim për “Zërin” ka thënë se trendi i ikjes nga Kosova i fuqisë punëtore të kualifikuar është shqetësues. Ikja e tillë e fuqisë punëtore, sipas Baliqit, shkakton hendek të madh në tregun kosovar të punës. “Ky fakt është shqetësues, sepse fuqia punëtore, sidomos ajo e kualifikuar, është e vështirë të krijohet dhe një ikje e tillë lë hendek të madh në tregun e punës, por edhe në kryerjen e shërbimeve të ndryshme publike dhe të kërkesave që ka një shtet. Në këtë rast sidomos personeli mjekësor do të lërë pasoja të mëdha në sistemin e shëndetësisë, pastaj edhe disa profesione, që janë të kërkuara në sektorin e teknologjisë informative. Do të kishin qenë një aset i madh për Kosovën sikur ato të kishin operuar në Kosovë”.

Kësisoj, sipas tij, shkaqet kryesore pse të rinjtë kosovarë po ikin kanë të bëjnë me kushtet e rënda ekonomike, por edhe zhgënjimi i tyre nga funksionimi jo i rregullt i institucioneve vendore. “Për fat të keq ne kemi parë një trend të tillë të migrimit jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon, edhe tek ato vende që janë pjesë e BE-së tashmë, si në Kroaci, në Bullgari ose në Romani. Pra ky është tashmë një trend global, por për fat të keq vendet e vogla dhe vendet që kanë nevojë për një stabilizim më të madh institucional, siç është Kosova, kanë pasoja më të mëdha për shkak se supozojmë një mjekut i duhen diku 20 vjet studim i mirëfilltë dhe pastaj ai i gatshëm absorbohet nga një shtet tjetër”.

Sipas Baliqit, trendi i ikjes së të rinjve kosovarë ka efekt demotivues te gjeneratat e reja, që do ta shohin shkollimin në Kosovë dhe punësimin në një shtet tjetër si një rrugëtim të zakonshëm. Rrjedhimisht, sipas tij, ikja e të rinjve do të vazhdojë nëse institucionet kosovare nuk krijojnë politika shtetërore që i stimulojnë dhe i nxisin të rinjtë kosovarë të kontribuojnë në vendin e tyre.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit