1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

“Loja serbo-ruse e Lajçakut dhe Borrellit”/ Mësohet plani për krijimin e ‘Serbisë së tretë’ në Kosovë

Rekomandime

Bashkimi Evropian (BE) ka befasuar me qëndrimet karshi disa çështjeve të Kosovës.

Së fundi, BE ka kërkuar që të mos respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ndërsa, ka kërkuar që të respektohet verdikti kushtetuese për Manastirin e Deçanit.

- Advertisement -

Kjo gjë po vlerësohet si standard i dyfishtë për Kosovën.

Profesori universitar, Enver Bytyçi në një prononcim për gazetën “Bota sot” komentoi qëndrimet e Bashkimit Evropian karshi vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Fillimisht, ai u shpreh se në BE ekzistojnë disa përfaqësues të cilët po cenojnë vetë Evropën, duke përkrahur politikat destabilizuese të Rusisë. Sipas tij, këtu bëjnë pjesë Miroslav Lajçak dhe Joseph Borell.

- Advertisement -

“Bashkimi Evropian është një institucion serioz në pikëpamje të parimeve, normave, sjelljeve morale. Por kjo nuk do të thotë se në Bruksel nuk ka burokratë, të cilët përveçse përfaqësojnë BE-në kanë dhe interesa të ngushta nacionale. Kjo kontradiktë midis asaj që përfaqëson Evropa dhe asaj që përfaqësojnë përfaqësuesit e vendeve të ndryshme me interesa të ndryshme deri gjeopolitike.

Ashtu si vetë Bashkimi Evropian, madje më shumë janë njerëzit e burokratët e tij në diversitet. Por fatkeqësisht diversiteti shpesh herë shkon deri në cenim të interesave të Evropës vetë. Një nga këta shembujt është Kosova. Shumica e personaliteteve që merren me Kosovën dhe sidomos me dialogun janë politikanë dhe diplomat pro-serbë. Raportet e Brukselit me Kosovën e Serbinë, anojnë dukshëm nga kjo e fundit. Tipik shfaqen kësisoj shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell dhe ndërmjetësuesi i dialogut, Miroslav Lajçak. Të dy këta, ndërsa paguhen për të mbrojtur interesat e Evropës, në fakt mbrojnë interesat e Rusisë. Kjo sepse duke përkrahur Serbinë, ata përkrahin politikat destabilizuese të Rusisë në kontinent”, deklaroi profesori.

- Advertisement -

Krahas kësaj, Bytyçi potencoi se Borrell dhe Lajçak po punojnë për interesa të shtetit serb dhe jo për stabilitetin në Evropë. Madje, ai konsideroi se në Bruksel po bëhet presion që në Kosovë të krijohet Serbia e tretë.

“Kjo veprimtari pro-serbe dhe anti-Kosovë është shërbimi më i mirë që i bëhet Rusisë. Nëse do të duhej të zgjidhje konflikti shqiptaro-serb në Kosovë, atëherë do të duhej të përkrahej e drejta e Kosovës për forcimin e shtetësisë së saj. Por në Bruksel bëjnë presion që në Kosovë të krijohet një Serbi e tretë, veç asaj të Beogradit e Banja Lukës. Është e ditur se Kosova ka në AND-në të saj aleancën strategjike me Evropën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Megjithatë Borrell dhe Lajçak mendojnë dhe punojnë për interesat serbe në Kosovë, jo për stabilitetin dhe paqen në Evropë, përkatësisht edhe në Spanjë dhe Sllovaki”, theksoi ai.

Në vazhdim, profesori e cilësoi si të çuditshëm kërkesën e Lajçakut dhe Borrellit për zbatimin e vendimit të Kushtetueses për pronat e Manastirit, derisa kërkojnë që vendimi i po kësaj gjykatë për Asociacionin të mos përfillet.

“Vërtet nuk mund ta kuptoj këtë asimetri në qëndrime, pikëpamje dhe vokacionin e këtyre dy përfaqësuesve të Brukselit të ngarkuar për të zgjidhur konfliktin Kosovë-Serbi. T’i kërkosh Kosovës të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pronat e Manastirit të Deçanit dhe nga ana tjetër t’i kërkosh asaj të mos zbatojë po ashtu vendimin e Gjykatës Kushtetuese për krijimin e Asociacionit serb, është një kontradiktë e çuditshme. Kjo nuk flet vetëm për standard të dyfishta, por edhe për lojë të dyfishtë pro Moskës e Beogradit të të dy këtyre politikanëve dhe diplomatëve evropianë”, nënvizoi Bytyçi.

Gjithashtu , ai tha se e gjithë kjo armiqësi ndaj shtetit të Kosovën vjen si pasojë e qëndrimeve pro-serbe dhe pro-ruse.

“Nëse Vladimir Putin mpreh shpatat për ta fshirë shtetin ukrainas, kjo ndodh për shkak të faktit se politikanë e diplomat si këta, ose si Macron, ia bëjnë me sy Kremlinit të bëjë atë që dëshiron të bëjë. Të njëjtën gjë bëjnë edhe në Kosovë. Mendojnë se si ta vendosin sundimin serb në këtë vend dhe jo si ta funksionalizojnë shtetin më të ri në Europë. Këta janë edhe pengesa kryesore për liberalizimin e vizave. Shqiptarët në Kosovë trajtohen si qytetarë të getove të dikurshme në Afrikën e Jugut pikërisht për shkak të armiqësisë së Gorrellëve, Lajçakëve dhe Macronëve ndaj tyre. Dhe armiqësia ndaj Kosovës buron prej sentimetit pro-serb e pro-rus të tyre”, shpjegoi profesori.

Më tej, Bytyçi tha se Evropa duhet të kuptojë se qëndrimet e këtyre diplomatëve janë dëshmi e dobësisë dhe mungesës së kompaktësisë së saj për ta përballuar me sukses diversionin rus në kontinent.

“Qëndrimet e diferencuara të tilla nuk janë anti-kosovare, janë para së gjithash anti-evropiane. Evropa duhet ta kuptojë se qëndrimet me dy lloj kutesh ndaj Kosovës dhe me të dyja pro-Serbisë janë një dëshmi e dobësisë dhe mungesës së kompaktësisë së saj për ta përballuar me sukses diversionin rus në kontinent. Të shpërblesh vetëm Serbinë dhe orekset e saj në Kosovë e në Ballkan duke kërkuar sipas interesit të saj zbatimin ose moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese në Kosovë, është thjesht ajo që shohim. Në fakt lobet dhe grupimet pro-ruse në Evropë janë pengesa kryesore e paqes në rajon si dhe kërcënimi më i madh i ekzistencës së Bashkimit Evropian”, vlerësoi ai.

Krejt në fund, profesori tha se nga këto bisedime po nënkuptohet se Lajçak po synon ta destabilizojë Evropën për hatër të Beogradi

“Sapo ndoqëm në lajme një takim tri-palësh: SHBA-BE-Britani e Madhe. Për dëshmi e dobësisë dhe mungesës së kompaktësisë së saj për ta përballuar me sukses diversionin rus në kontinent farë? Për të koordinuar veprimet dhe për t’iu qasur integrimeve të Ballkanit Perëndimor?! Gënjeshtër! Dihet se për integrimin e këtij rajoni janë pengesë para se gjithash pesë vendet anëtare që nuk e kanë njohur Kosovën. Ta njohin ato shtetin më të ri, t’i liberalizohen vizat qytetarëve të këtij shteti dhe atëherë le të shpresojmë për integrime serioze. Të tjerat janë përralla! Takime, bisedime. Madje edhe Lajçak del e flet për domosdoshmërinë e këtyre integrimeve e ndërkohë kërkon që ta integrojë Kosovën në Serbi! Pra që ta destabilizojë Evropën për hatër të Beogradit!”, përfundoi Enver Bytyçi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit