1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Luftë e re në Ballkan? Serbia po përgatitet për konflikt me Kosovën ose Malin e Zi – Ky është skenari

Rekomandime

Analisti Enver Bytyçi i ftuar në emisionin “Me Xhaxhiun” ka folur për situatën e tensionuar mes vendeve të rajonit.

Bytyçi tha se Serbia me ndihmën e Rusisë po përgatitet për ndonjë konflikt të mundshëm në Ballkan duke iu përgjigjur ndonjë shkëndije të mundshme që mund të krijohet me Kosovën dhe Malin e Zi.

- Advertisement -

Gjithashtu Bytyçi nënvizoi se Serbia kohët e fundit po ushtron presion të madh ndaj BE dhe SHBA me qëllim për të përfituar nga konfliktet që janë të pazgjidhura në vendin tonë.

Lufta e re ballkanike, prezenca e shtuar e rusëve në Serbi?

“E vërteta është që Serbia po armatoset kryesisht nga Rusia, është në një lidhje të ngushtë aleancë me Rusinë. Ka qendra të ndryshme të stërvitjes dhe sic i quajnë ata të logjistikës të cilat janë afër Kosovës. Tani Vucic po përgatitet të zhvillojë takimin e radhës në 19 në Moskë gjatë qeverisjes së tij si president i Serbisë. Rusia ka intensifikuar përpjekjet e saj për destabilizimin në Ballkan, ndoshta shfrytëzon mundësinë që Europa nuk është solide as homogjene dhe të përfitojë nga fakti që SHBA është adresuar në një konflikt më të ashpër me Kinën dhe për pasojë gjen një mundësi të cilën mund ta shfrytëzojë për të nxitur konflikt në rajonin ballkanik. Ajo që bie në sy zhvillimet në serbi dhe Rusi ka të bëjë me faktin se Rusia flet dhe kristalizon atë që ajo e quan si “Bota ruse ose civilizimi rus” kurse Serbia prej disa muajsh po riformulin konceptin e saj të botës serbe”, shprehet profesor Bytyçi.

- Advertisement -

“Qëllimet e Rusisë për Ballkanin janë në një projekt që në vitin 1997 ku në një libër rekomandohet që në Ballkan, Kremlini duhet të nxisë vazhdimisht konflikte pastaj të shtyhet që këto konflikte ti shuajë dhe ta paraqesë veten si nj fuqi me influencë për nxitjen dhe shuarjen e konfliktit. Serbia me ndihmën e Rusisë po përgatitet për ndonjë konflikt të mundshëm në Ballkan. Të paktën përgatiet që ti përgjigjet ndonjë shkëndije që mund të ndodhë në veri të Kosovës, në Bosnjë apo edhe në Malin e Zi ku 34% e popullsisë së tyre janë të kombësisë serbe dhe këta bëjnë presion që të vihet një qeveri pro serbe dhe ruse. Rajoni ka një avantazh që disa nga këto vende janë anëtare të NATO-s dhe pranë integrimit në BE dhe është shumë e vështirë që të ketë një konflikt mes këtyre vendeve”, thekson Bytyçi

Beogradi presion për BE dhe SHBA që këto të dyja të pranojnë konceptin serb të Jugosllavisë së re përmes “Open Balkan”?

- Advertisement -

“Serbia dhe Beogradi po ushtorojnë një presion të madh ndaj BE dhe SHBA me qëllim për të përfituar nga konfliktet që janë të pazgjidhura në vendin tonë. Në 2017 Vucic ka deklaruar se do të përpiqet të krijojë jugosllavinë e re, por dështoi në këtë projekt para 4 vitesh dhe së fundmi shpiku mini shengenin dhe “Open Balkan” si mekanizëm për krijimin e një Jugosllavie të re që do të bëjë presion ndaj Malit të Zi dhe Kosovës që ti bashkohen këtij mekanizmi për Open Balkan”, thotë Bytyçi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit