8.3 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Lvivi në Ukrainë bombardohet derisa Biden ndodhej pranë kufirit në kampin me refugjatë

Rekomandime

Qyteti perëndimor ukrainas, Liviv, është bombarduar disa herë gjatë të shtunës. Sipas “The Guardian”, pak para se të nisnin sulmet, Presidenti amerikan Joe Biden ndodhej disa kilometra më larg, në kufirin me Poloninë, duke vizituar një kamp refugjatësh.

- Advertisement -

Një prej bombave përfundoi pranë qendrës së telekomunikimit të qytetit. Autoritetet konfirmuan të paktën tre shpërthime të fuqishme ndërsa njerëzit nxituan të strehoheshin në bunkerë.

Deri tani, perëndimi i Ukrainës ka qenë pak i prekur nga lufta, pasi sulmet nga ajri janë përqendruar kryesisht në bazat ushtarake apo fabrikat e ndërtimit të avionëve.

Por goditja e qytetit kufitar ndërsa në anën tjetër ndodhej presidenti amerikan – i cili më parë e quajti “kasap” Putinin – shihet si një mesazh. Lufta vazhdon prej më shumë se një muaji në Ukrainë. Një ditë më parë, Kremlini tha se kishte përfunduar faza e parë e atij që quan “operacion special” dhe fokusi tani do të drejtohej nga krahinat separatiste në lindje të Ukrainës, të cilat kanë shpallur pavarësinë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit