4.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Mandarinat ju ndihmojnë të humbni në peshë, mbrojnë zemrën dhe shërojnë diabetin

Rekomandime

Të shijshme dhe me aromë të këndshme, mandarinat gjatë kësaj stine duhet t’i hani sa më shumë.

- Advertisement -

Kjo pemë e lëngshme ndihmon në heqjen e kolesterolit të dëmshëm dhe e mbron zemrën, e marrë parasysh se ofron ndjenjën e ngopjes, u sugjerohet edhe atyre që dëshirojnë të humbin ndonjë kilogramë shtesë. Pektina në mandarinë parandalon rritjen e nivelit të sheqerit në gjak, e me këtë edhe ndjenjën e urisë. Përbërësit e saj, vitamina C dhe vitaminat e grupit B, mineralet, si: kalciumi, magnezi, zinku dhe kaliumi ndikojnë pozitivisht në shëndetin e trurit duke përmirësuar funksionet e tij, që ndikon për përqendrim dhe kujtesë më të mirë.

Pos për kthjellimin e trurit, është e dobishme edhe për bukurinë – mandarina është e pasur me antioksidues, që parandalojnë lirimin e radikaleve të lira dhe dëmtimin e lëkurës, prandaj është preparat i shkëlqyeshëm për kujdesin ndaj fytyrës.

Mandarina do t’ju ndihmojë të ruani edhe dukjen e re të lëkurës – falë pasurisë me antioksidues mbron nga radikalet e lira.

- Advertisement -

Studimet e fundit tregojnë se mandarina përmban substancën nobletinë, e cila ndihmon në luftën kundër mbipeshës, ruan shëndetin e arterieve, si dhe mbron nga diabeti, tipi 2.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit