1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Masat e reja të Qeverisë Kurti ndaj Serbisë, juristi i njohur ka një shpjegim

Rekomandime

Qeveria në detyrë vendosi masat e reja të reciprocitetit ndaj Serbisë.

Mirëpo këtë vendim e kunërshtuan akterët politik.

- Advertisement -

E, lidhur me këtë analisti politik Blerim Bujrani për “Bota sot” thotë se, kjo çfarë ka bërë qeveria është kthim prapa dhe është kundër dialogut.

Kjo është kthim prapa dhe kundër dialogut, të gjithë deri tash është dashur të mësojnë se e drejta ndërkombëtare në rastet e konfliteve nuk lejojnë dialog me kushte për palët sepse ata kurrë nuk do të arrinin paqen dhe qëndrushmërinë, këto parime janë universale dhe të gjithë ata që i shkelin mund të ndëshkohen. Pra reciprociteti me qëllim është vendos nga VV dhe kjo ish-qeveri për të lënë përgjegjese qeverinë e re që ka heq reciprocitetin”, thotë Bujrani.

Ai këtë veprim të qeverisë e quan dardhë me bishtë, vetëm sa për t’i komplikuar situatën për qeverinë e re.

- Advertisement -
Blerim Burjani

Kjo është dardhë me bisht për qeverinë e re, me i’a komplikuar situatën dhe për të bërë përgjegjës per heqje të reciprocitetit. Është e tepërt për të folë për një ish-qevevri si kjo që shkoi, në vend që VV të angazhohet për një respektim të rendit dhe parimeve ndërkombëtare ajo del kundër tyre.

Për motive elektorale për të ardhmen ka rrugë tjera dhe forma tjera të garave politike dhe kjo po e dëmton shtetin e Kosovës jashtë. VV në vend që të ofroj stabilizimin e rajonit ajo tenton të mos pranoj dialogun duke vendos kushte”, përfundon Bujrani.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit