-1.4 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

“Më shiko në sy”, “Po e luan drejtuesen e një talk show”, gazetarja britanike përplaset keq me Lavrovin

Rekomandime

Gazetarja britanike është përplasur keq me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov pasi në një konferencë për media, gazetarja iu drejtua atij duke i thënë ‘Më shiko drejt në sy edhe më thuaj si mund të flini natën duke e ditur se bombat ruse po i vrsin fëmijët?’.

Kjo pyetje e acaroi shumë ministrin e jashtëm rus, deri në një moment kur i tha se ‘po luan drejtuesen e një talk show’.

- Advertisement -

Megjithëkëtë, gazetarja e pyeti se a e ka përgatitur mbrojtjen pasi Rusia po hetohet nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës për KRlME Iufte.

Më poshtë mund ta lexoni këtë pjesë nga konferenca për media e Lavrov, ku është përplasur keq me gazetaren britanike:

Gazetarja: Zotëri Lavror, dua të pyes diçka për Polina Zapadynskaya. Ajo ishte në vitin e fundit të shkollës fillore. Ajo u qëllua për vdekje nga rusët, derisa ishte në veturë me familjen e saj në Kiev, të shtunën. Zotëri Lavror, unë e di se ti ke një vajzë gjithashtu, unë dua të më shikoni në sy dhe të më tregoni, si mund të flini natën duke e ditur që bombat dhe plumbat rusë po i vrsin fëmijët?

- Advertisement -

Lavrov: Pra, cfarë mund të them tjetër përveç asaj që kam thënë tashmë. Çdo jetë e njeriut është e çmuar. Çdo aksion ushtarak fatkeqësisht lidhet me humbjen e jetëve. Jo vetëm në mesin e personelit ushtarakë por edhe në mesin e civilëve. Personeli ynë ushtarkë që tashmë është i përfshirë në këtë operacion special kanë një urdhër shumë të rreptë për të përdorur vetëm saktësi të madhe pajisje ushtarake për të shtypur infrastrukturën ushtarake. Madje edhe kazermat ku ushtria ukrainase është e vendosur nuk janë subjekt i ndonjë sulmi. Unë vetëm mund të shpreh ngushëllimet e mija.

Gazetarja: Zotri Lavror, ti the se po përdoret saktësi e lartë, por me qindra civilë raportohet se kanë vdekur. Tani kjo po hetohet nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Po pyes nëse ju personalisht jeni duke e përgatitur mbrojtjen për një gjykatë për KRlME të Iuftës.

- Advertisement -

Lavrov: Unë e kuptoj dëshirën tënde për të bërë kaq shumë pyetje të nxehta pasi doni ta ngarkoni emocionalisht audiencën tuaj. Kjo është puna e juaj me aq sa e kuptoj, të mos funksionojë si media por më tepër si një instrument për t’i goditur me çekan në kokat e njerëzve. Unë dua ta përsërisë prapë, unë nuk po e justifikojë asnjë aksion që çon në vdekjen e civilëve. Por, ne nuk jemi ata që kemi dalë me shprehjen e dëmit kolateral. Ajo u krijua nga kolegët perëndimorë gjatë arratisjeve në Irak dhe më parë në shtetet tjera, Amerika Latina, Libia.

A ke pasur ndonjëherë të njëjtën ngarkesë emocionale për t’i mbuluar ngjarjet në Irak e Libi ku pati qindrja e mijëra viktima civile. Nuk e mbaj mend, pra po shoh që pyetja juaj ishte retorike.

Gazetarja: Po absolutisht Zotëri Lavrov. Por ti e ke filluar këtë Iuftë. Gjaku i Polinas është në duart e tua apo jo zotëri Lavrov”

Lavrov: Ti tani je duke luajtur një lojë apo je duke e luajtur drejtuesen e një talk show, nëse dëshiron ta dish opinionin tim personal. Unë besoj se tashmë e ka shprehur atë shumë qartë, duke përfshirë edhe aspektet humanitare në këtë operacion. Por, me të vërtet do të doja që ta bënit, megjithëse e kuptoj që do ta mbuloni atë ashtu sic ju kërkohet. Me të vërtetë unë dua që ju ta keni parasysh dhe shpresoj që një gazetar që po e plotëson një përmbledhje ka një ndërgjegje. Si jeni sjellur në 8 vitet e fundit kur vajzat si ajo bashkë me gra të moshuara janë vr.arë nga mijëra mina në Donbas. Ato janë vr.arë nga regjimi ukrainas.

Të lutem vizitoje faqen tonë të ministrisë për më shumë informacione. Nuk dua ta marrë kohën tendë duke treguar storie më të gjata. Nëse jeni aq e shqetësuar sic edhe keni të drejtë të jeni për pasojat e njerëzve apo të ushtarëve të operacionit atëherë Zoti ka dashur që ju t’i shkoni ato faqe të cilën deri tani keni preferuar të mos e prekni në rolin tuaj profesional.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit