Mediat serbe nuk e kanë pritur aspak mirë fitoren historike të Kosovës në futboll kundër Çekisë.
“B92” në serbisht shkruan se “i ashtuquajturi ekip i Kosovës ka mundur Çekinë me rezultat 2:1, duke vazhduar kështu ecurinë e jashtëzakonshme pa humbje, shkruan lajmi.net.
Edhe më larg shkon Telegrafi serb.
Ata fitores së Kosovës i kanë vendosur, titullin “Çekia pranon gol amator”.
Teksa vazhdimi i artikullit Kosovës i referohet si “e ashtuquajtur”.
Sidoqoftë, Kosova me këtë fitore ngjitet në vendin e parë në grup, dhe rrit maksimalisht shpresat për kualifikim në Kampionatin Evropian.