James Montague gazetar nga Britania e Madhe, i cili punon për ‘Bleacher Report Football’ ka ardhur në Kosovë ku edhe ka bërë një dokumentarë fantastik për futbollin dhe tifozët e Kosovës.
Ai në këtë dokumentar tregon po ashtu që kosovarët janë detyruar të largohen si refugjatë në vende të ndryshme si Gjermania, Suedia, Zvicra.
James po ashtu ka zhvilluar edhe intervista me futbollist të kombëtares së Kosovës, një nga ta është edhe Herolind Shala.
I cili tregoi se si ka ardhur ta përfaqësoj Kosovën, po ashtu në këtë dokumentar është edhe trajneri i Kosovës.
Tregohet edhe si Serbia nuk e ka njohur Kosovën andaj në ndeshjen kundër Malit të Zi trajneri i tyre nuk ka marrë pjesë për arsye që është serb, shkruan Indeksonline.
Në këtë dokumetar ka pamje të mahnitshme të tifozëve kosovar, e të cilët po ashtu flasin për sfidat që ka pasur Kosova deri më tani dhe se sa krenar janë me kombëtaren tonë.
Po ashtu permendet edhe Majlinda Kelmendi dhe legjenda e Kosovës Fadil Vokrri, ku tregohen historitë e tyre dhe sa kanë bërë për Kosovën.
Ai tifozët i pyet se pse quhen me emrin ‘Dardanë’ e ku njëri nga tifozët ja sqaron kuptimin e këtij emri duke i treguar se ka kuptim historik.
Sipas gazetarit atij i duket sikur janë nisur 50,000 tifozë në stadium për shkak të atmosferës së tyre fantastike.