4.5 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Mediumi gjerman: Ja arsyeja pse Scholzi vendosi ta takojë Kurtin përpara Vuçiqit

Rekomandime

Sot, kancelari gjerman Olaf Scholz është nikoqir i dy liderëve nga Ballkani Perëndimor, kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të zhvillojnë takime të ndara me Scholz, ku pjesë e këtyre takimeve do të jetë edhe Mirosllav Lajçak, i dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi.

- Advertisement -

Sipas Deutsche Welle në gjuhën serbe, nga këto takime nuk pritet të ketë ndonjë zhvillim të madh, por siç shkruan ky medium, Berlini po dërgon sinjal të qartë se Ballkani Perëndimor është ende i rëndësishëm për ta, jo pavarësisht, por pikërisht për shkak të Ukrainës.

“Pas shumë vitesh të qeverisjes së kancelares Angela Merkel, me të cilën Vuçiq ndau jo vetëm anëtarësimin në një fraksion të përbashkët të popujve evropianë, por edhe besimin personal të fituar përmes takimeve të panumërta, si në samitet dypalëshe ashtu edhe ato të shumta, dy politikanë që nuk ndajnë asgjë të përbashkët po takohen në Berlin për herën e parë. [as prejardhje ideologjike dhe as stil politik]”, shkruan Deutsche Welle në gjuhën serbe.

Ky medium ka shkruar edhe arsyen përse kancelari gjerman, Scholz, ka zgjedhur që më parë të takohet me Kurtin e pastaj me Vuçiqin.

- Advertisement -

“Mirëpo, fakti që një orë para takimit me Vuçiqin, Scholz mirëpret kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, vizita e presidentit të Serbisë në Berlin, e nxjerr kreun serb jashtë bisedimeve klasike dypalëshe për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ekonomike dhe politike. Berlinit padyshim i interesonte, si paraardhës i idesë së Procesit të Berlinit dhe i afrimit të Ballkanit Perëndimor me Perëndimin dhe me Bashkimin Evropian, të godiste ndoshta arrën më të fortë të kompleksit të sigurisë ballkanike: marrëdhëniet Prishtinë Beograd dhe fillimin e negociatave mes dy vendeve, shkruan e përditshmja gjermane. Negociatat të cilat, siç tha një burim i mirëinformuar në Bruksel për mediumin gjerman, “ishin në gjendjen më të keqe që prej nënshkrimit të Marrëveshjes së Brukselit””, shkruan Deutsche Welle në gjuhën serbe.

Kujtojmë se Marrëveshja e Brukselit është nënshkruar në vitin 2013.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit