-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Menduan se po lëvizte pa patentë, policia çuditet kur mëson moshën e tij

Rekomandime

A keni dëgjuar ndonjëherë për Denis Vashurin?

- Advertisement -

Ai është një 33-vjeçar nga Rusia, por që duket të paktën 15 vite më i ri. Në një intervistë të gjatë për mediat vendase, Denis i lindur në vitin 1987, thotë se njerëzit habiten kur zbulojnë moshën e tij të vërtetë. Madje ai rrëfeu një histori tejet interesante.

Denis tha se në një rast policia dyshoi se ai kishte falsifikuar patentën e shoferit dhe ishin të bindur për këtë. Por kur i riu ia vërtetoi atyre moshën e saktë, oficerët mbetën pa fjalë. Denis zbuloi se në fillim nuk shqetësohej që ishte më i vogli në mesin e fëmijëve, por gjatë viteve të gjimnazit, ky fakt filloi t’i kthehej në diçka shqetësuese.

“Kur kuptova që nuk do të ndryshoja më fizikisht, në fillim u ndjeva paksa keq. Mendova se si do të dukej gjithçka, si do të vazhdonte jeta ime, nëse do të ishte e vështirë për mua”, thotë ky i ri.

- Advertisement -

Sot, ai arrin të bëjë një jetë pak a shumë normale dhe thotë se megjithëse pamja e tij fizike është e re, trupi i tij është aq i vjetër nga brenda sa çdo person tjetër.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit