4.2 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

“Menja e Gashit, syni i Krasniqës, inati i Berishës, trimnia e Kelmenit, gjarpnia e Thaçit”, pesë fiset e Kosovës dhe legjendat e tyre

Rekomandime

Cilat janë fiset e Kosovës që janë ndër më të njohurit e përhapurit? Një fjalë e urtë popullore thotë: “Menja e Gashit, syni i Krasniqës, inati i Berishës, trimnia e Kelmenit, gjarpnia e Thaçit.” Për çfarë bëhet fjalë ekzaktësisht?

- Advertisement -

Në të vëretetë po flasim për fiset shqiptare. Nisur nga libri “Mbiemrat e shqiptarëve të Kosovës – prejardhja dhe shpërndarja rajonale” shkruar nga Ali Caka dhe libri “Fiset Shqiptare” shkruar nga Robert Elsie, po ju sjellim zbërthimin e kësaj fjale të urtë. Shqiptarët siç mund edhe ta dini janë organizuar gjithmonë në fise dhe në po atë mënyrë kanë ndërtuar dhe emërtuar edhe tokat e tyre.

Fiset e mësipërme janë edhe fiset kryesore që u shtrinë nga skaji i veriut të Shqipërisë dhe më vonë u zgjeruan në të gjithë Kosovën. Ndaj, sot në këtë artikull do t’ju sjellim fiset kryesore të Kosovës, shpjegimin e epiteteve të tyre dhe në artikullin e radhës disa nga fiset shqiptare.

1. Menja e Gashit

- Advertisement -

Gashi është një mbiemër shumë i përhapur, veçanërisht në Kosovë, ku ka vendbanime të gashëve në Prishtinë dhe rreth e rrotull Prishtinës (veçanërisht në Mramor), rreth Gjilanit, Klinës dhe Ferizajt. Megjithëse, mendohet se Gashi ka qenë fisi i parë në rajonin e Tropojës, para ardhjes së fisit Krasniqë. Fisi Gashi, konsiderohet si një fis i mençur dhe i urtë. Shpesh ftoheshin në tryeza për të zgjidhur probleme e mosmarrëveshje me urtësinë e tyre.

2. Syni i Krasniqës

- Advertisement -

Ashtu si fisi i Gashit edhe fisi i Krasniqës e ka prejardhjen në qarkun e Tropojës në verilindje të Shqipërisë. Sipas referencave thuhet se fisi i Krasniqës ka prejardhjen prej Bosnjës. Stërgjyshi i fisit të Krasniqës ishte Kolë Mekshi, prej të cilit u formua edhe dega e Krasniqës. Fisi i Krasniqës është i njohur si fis malësorësh dhe shquhet për syçeltësi. Të kthjellët dhe të shkathët në tregti ata kanë zotëruar tregun kryesor në Gjakovë.

3. Inati i Berishës

Rajoni i fisit të Berishës ndodhet në jug të lumit Drin, në qarkun e sotshëm të Pukës. Në fakt mbiemri Berisha është regjistruar si Berisa më 1691, në hartën e hartografit venedikas, Francesko Maria Koronelli. Berisha është mbiemër shumë i njohur, vecanërisht në Kosovë. Në mesin e fiseve malësore, fisit Berisha i ka dalë nami për inatin dhe mërinë që mban. Sipas një legjende, Skëndërbeu mallkoi Berishën e Muhurrit kur mori vesh se po bashkëpunonte me turqit dhe ndryshoi nga feja e krishtertë në atë muslimane.

Or Berish, Berish qeni,
Kërkund vend mos t’zanë kuvendi,
Si n’të raj, si në pleqnajë,
Kurrë mos u bëfsh tri shpajë.

4. Gjarpnia e Thaçit

Edhe fisi i Thaçit i përket qarkut të Pukës, në anën jugore të Lumit të Drinit, në Shqipërinë e Veriut. Thaçi ka qënë fis katolik ashtu si fiset e tjera që përmënda më sipër. Me prejardhje nga fisi i Thaçit është fisi i Vokshit, i cili u vendos në Kosovë, Fisi i Thaçit njihet për veçoritë e finokërisë dhe të dredhisë.

5. Trimnia e Kelmendit

Rajoni i fisit të Kelmendit gjendet në rrethin e sotshëm të Malësisë së Madhe, në pjesën veriore dhe më të izoluar të Shqipërisë. Kelmendi i cili është edhe emër i zakonshëm familjar, veçanërisht në Kosovë, lidhet me emrin e Shën Klementit në saj të ndikimit të kishës Katolike. Shkrimtari venedikas, Marino Bolica, raportonte se ky fis përbëhej nga burra të armatosur deri në dhëmbë, burra të paepur, të rreptë, trima dhe grabitqarë të mëdhenj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit