1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Mesazh i qartë për LDK-në nga Berlini: Është koha për formimin e Qeverisë, jo për zgjedhjen e presidentit

Rekomandime

Peter Beyer dhe Christian Schmidt, deputetët e Bundestagut gjerman, kanë mbajtur konferencë për media ku kanë folur lidhur me takimet që kanë pasur me Vetëvendosjen dhe LDK-në sa i përket marrëveshjes së koalicionit

Deputeti i CSU-së që është partnere e CDU-së, Christian Schmidt, tha se gjatë bisedimeve me dy partitë është befasuar me programin 30-faqësh të tyre lidhur me programin qeverisës.

- Advertisement -

“Na ka surprizuar marrëveshja 30-faqëshe e tyre për programin qeverisës në substancën e detajeve”, tha ai.

Schmidt, ndërkaq, ka dërguar një mesazh të qartë për LDK-në, e cila po insiston në pozitën e presidentit, duke thënë qartë se “tash për tash nuk është koha që të zgjidhet presidenti por të formohet qeveria”. Ndaj kësaj ka reaguar edhe Peter Beyer duke e aprovuar me fjalën “saktësisht”.

Dy deputetët e Bundestagut gjerman deklaruan se kanë parë vullnet politik nga dy partitë që të formojnë qeverinë sa më parë.

- Advertisement -

“Dy partitë kanë vullnet për një qeverisje të përbashkët dhe ata duhet të caktojnë një datë dhe të përfundojnë marrëveshjen. Ata duhet të gjejnë një zgjidhje”, u shprehën dy deputetët.

Sipas deputeti Peter Beyer, nëse ka vullnet atëherë palët nuk duhet të ngecin në detaje teknike.

- Advertisement -

Beyer ka thënë se palët që thërrasin njëra-tjetrën për një takim dhe të përfundojnë marrëveshjen për bashkëqeverisje.

“Nëse është ky vullnet politik mes dy partive për të formuar qeverinë për të mirën e qytetarëve të Kosovës atëherë nuk duhet të ngecin në detaje teknike dhe duhet t’i besojnë njëra-tjetrës. Thirrni njëra-tjetrën caktojeni një datë të bisedimeve dhe përfundoni marrëveshjen e koalicionit”, ka shtuar tutje Beyer.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit