-0.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Mesazhi që jep kancelarja Merkel përmes ngjyrës së xhaketës, çfarë veshi në Serbi e çfarë në Shqipëri

Rekomandime

Kancelarja gjermane Angela Merkel zbriti sot në tokën shqiptare me xhaketë ngjyrë blu. Dhe kjo zgjedhje nuk është rastësore. Merkel mban një kod të sajin të personalizuar për çdo ngjyrë xhakete në varësi të takimit apo vizitës që ka të planifikuar.

- Advertisement -

Kështu pra në rastin konkret, kancelarja vishet me blu kur udhëton jashtë vendit, dhe jep imazhin se është objektive, ka harmoni dhe i jep rëndësi asaj që po bën.

Dje në Serbi Merkel zgjodhi një xhaketë të verdhë e cila bashkë me të kuqen janë ngjyra që kancelarja i preferon për t’i veshur vetëm brenda Gjermanisë.

Kur ajo vishet me jeshile, kancelarja i kushton një rëndësi të madhe asaj që dëshiron të përcjellë për publikun, shenjë konsensusi, ose zgjedh të përcjellë vendime politike që nuk kanë mbështetje të gjerë në publik.

- Advertisement -

Vishet me nuanca të jeshiles kur do të shprehi kompetencë të plotë, ngjyrat neutrale i zgjedh për eventet formale brenda Gjermanisë, ndërsa ngjyrat e forta janë rezervuar enkas për takimet ndërkombëtare ose më pak formale se zakonisht.

- Advertisement -


Xhaketat gri i preferon për takimet kokë më kokë, për të barazuar hapësirën vizuale. Merkel preferon ngjyrën rozë dhe portokalli për eventet me qytetarët, për të shprehur kështu optimizëm.

E kuqja është ngjyra e pushtetit, e pasionit dhe energjisë. Merkel shpesh vesh rroba në të kuqe dhe të verdhë për raste “të brendshme”, domethënë kur është në Gjermani. Ndërsa kur vishet me të zeza jep mesazhin se vendi pritës nuk e ka punën dhe aq mirë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit