2.1 C
Pristina
Tuesday, March 26, 2024

Mesiç: Kufiri Kosovë-Serbi është i paprekshëm, nuk kishte arritur ta ndryshonte as MiIIosheviqi

Rekomandime

Ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiç, ka thënë se problemi i Bosnje e Hercegovinës është një prej problemeve që duhet zgjidhur, pasi sipas tij është një prej problemeve më komplekse në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Mesiç ka kritikuar ndërkohë politikën e Beogradit karshi Bosnjës, pasi siç thotë ai, në njërën anë serbët deklarohet se e respektojnë një Bosnje e Hercegovinë të unifikuar, ndërkohë në të njëjtën kohë mbështesin politikat e Millorad Dodikut, i cili nuk e njeh si shtet Bosnjën.

- Advertisement -

Tutje ish-presidenti kroat ka folur edhe për paprekshmërinë e kufijve të shteteve në Ballkanin Perëndimor, duke theksuar faktin se të gjitha luftërat në Ballkan janë bërë për shkak të kufijve.

“Absolutisht. Të gjitha Iuftërat në Evropë kanë filluar për shkak të kufijve. Dhe të gjithë agr*esorët kanë gënjyer duke thënë se po tentojnë të mbrojnë minoritetet kombëtare në vendin tjetër. Sidoqoftë ata më pas pushtonin territore të popujve tjerë. Ata thjeshtë kanë gënjyer” ka thënë Mesiç.

Teksa ka folur për regjimin e Sllobodan MiIIosheviqit, Mesiç ka thënë se presidenti famëkeq dëshirontë një Serbi të Madhe etnikisht të pastër.

- Advertisement -

Por ish-presidenti kroat thotë se MiIIosheviq edhe përkundër ushtrisë së fuqishme që kishte nuk kishte mundur të ndryshonte asnjë milimetër kufijtë në mes të Republikave të ish-Jugosllavisë dhe provincave.

“Pra kur Millosheviqi me ushtrinë e tij të fuqishme nuk arriti t’i ndryshonte kufijtë, askush nuk mund t’i ndryshojë ata as tani”, ka potencuar Mesiç.

- Advertisement -

Ish-presidenti kroat shton tutje se tendenca e MiIIosheviqit për krijimin e një “Serbie të Madhe” e të pastër etnikisht kishte shkaktuar pe*sekutimin dhe sp*strimin etnik të popujve tjerë jo serb të Ballkanit.

Teksa është pyetur për mundësinë e ndonjë sh*ërthimi të mundshëm në Ballkan, Mesiç ka thënë se nuk beson që situata është në atë fazë që mund të pritet diçka e tillë, duke ritheksuar si problematike, Republika Srpskan e Dodikut në Bosnje e Hercegovinë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit