12.9 C
Pristina
Saturday, April 13, 2024

Ministri Liburn Aliu nënshkruan marrëveshje me UBT-në, ku është i punësuar bashkë me shefen e kabinetit të tij

Rekomandime

Ministri i Mjedisit, Liburn Aliu sot njoftoi për nënshkrimin e një marrëveshje me Kolegjin ‘UBT’, aty edhe ku merr një pagë të majme – më shumë se 1000 euro në muaj si profesor. Përveç ministër – profesor Aliut, në nënshkrimin e marrëveshjes, shihet edhe shefja e kabinetit të tij, Rineta Jashari – e cila po ashtu merr një pagë prej 800 euro në UBT si ligjëruese…

Liburn Aliu, Ministr i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës është duke e favorizuar hapur kolegjin UBT, nga i cili merr një pagë të majme, shkruan Periskopi.

- Advertisement -

Për shembull, Ministria që z.Aliu drejton, sot ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me këtë kolegj.

Ai njoftoi në Facebook:

“Sot, nënshkruam marrëveshjen që përcakton kornizat e bashkëpunimit institucional në mes të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Kolegjit “UBT”, në fushat e interesit të përbashkët, në pajtim me kompetencat ligjore, për hartimin, aplikimin dhe zbatimin e projekteve, elaborateve dhe studimeve të përbashkëta, hulumtime shkencore, organizimin dhe realizimin e forumeve profesionale, konferencave dhe simpoziumeve shkencore, realizimin e këshillimeve profesionale reciproke, ofrimin e mundësive për realizimin e praktikës profesionale për studentët, harmonizimin e përmbajtjeve mësimore me nevojave e tregut të punës, si dhe funksionalizimin e institucioneve të përbashkëta profesionale dhe shkencore”, njofton Aliu.

- Advertisement -

Nënshkrimin në marrëveshje e kanë hedhur, ministri, Liburn Aliu dhe drejtori i kolegjit UBT, Edmond Hajrizi.

Nënshkrimi i Aliut mund t’i kushtojë me masa nga Agjencia Kundër Korrupsionit për ndonjë konflikt të mundeshim të interesit.

- Advertisement -

Në ueb-faqen këtij kolegji figuron se ministri Aliu është mësimdhënës, dhe merr një pagë në vlerë prej 1128 eurove në muaj.

Në fotografinë që Ministria ka publikuar, me Aliun shihet që është edhe Rineta Jashari – shefe e stafit të kabinetit të Aliut.

Periskopi ka gjetur se edhe Jashari është ligjëruese në UBT dhe merr një pagë në vlerë prej 800 eurove.

Lidhur më këtë Periskopi i është drejtuar sot Agjencish Kundër Korrupsionit për të parë nëse ka pasur konflikt të interesit nga ana e zyrtarëve të ministrisë, kur kanë favorizuar kompaninë ku punojnë vetë nën petkun e pushtetit. /PERISKOPI/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit