10 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Miss Serbia bëri me duar shqiponjën, veprimi e kishte nervozuar Vuçiqin

Rekomandime

Një vit më parë konkursi i bukurisë “Miss Freedom of the World”, i cili u mbajt në Kosovë, zuri faqet e para të mediave të huaja.

Ajo që tërhoqi vëmendje më shumë nga të gjitha vajzat dhe që bëri të gjithë të flisnin për të ishte Miss Serbia, Irina Jovanka.

- Advertisement -

Bukuroshja serbe bëri me duar simbolin e shqiponjës dykrenore gjatë sfilatës, duke mos u mjaftuar me aq ajo bëri të njëjtën gjë edhe më pas gjatë intervistës.

I ftuar në emisionin “Ditë e Re”, në mëngjesin e sotëm, ishte producenti i këtij kompeticioni Shpejtim Zejneli, i cili foli mbi reagimet e ashpra nga mediat serbe dhe nga vetë kryeministri serb Aleksander Vuçiq kundrejt tij.

Zejneli theksoi faktin se ky gjest u bë me dëshirën e saj dhe në asnjë moment ai apo dhe stafi nuk ia imponuan një gjë të tillë.

- Advertisement -

“Vjet Misi i Serbisë e bëri shqiponjën, mediat e masakruan. Ishte kompeticioni im, ai i cili u bombardua, madje u shpalla nga presidenti Vuçiq “Person non grata” (person i padëshiruar). Ne nuk e detyruam, ajo me dëshirën e saj e bëri. Ajo përfitoi nënshtetësi austriake, përfitoi shtëpi dhe makinë nga shqiptarët”, tregon ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit