Gomari dhe pronari fillojnë të qajnë kur takohen pas dy muajve që ishin në izolim në Spanjë.
Ismael Fernández nuk mund të priste më gjatë që të vizitonte fermën e familjes në Malaga këtë javë pas izolimit nga COVID-19.
Do të thotë që 38-vjeçari nuk do të vizitonte vetëm vëllain e tij, por edhe kafshën e tij të preferuar, gomarin Baldomera.
Në video shihet momenti prekës i gomarit dhe pronarit që fillojnë të qajnë kur takohen pas dy muajve, kjo sepse i mungonin njëri tjetrit.
Fernández shkroi në Facebook: “Nuk jam i turpëruar që ju më dëgjoni duke qarë sepse këtu është një dashuri e papërshkrueshme”.
Video është bërë virale dhe është shpërndarë mijëra herë.