7.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Momenti kur Mike Tyson u turr për ta goditur Floyd Mayweatherin por këtij as qërpiku nuk i lëvizi

Rekomandime

Mike Tyson e ka bërë të qartë se nuk ka kohë të merret me Floyd Mayweatherin pasi pesë herë kampioni tha se ishte më i mirë se Muhammed Alia.

Në fakt, Tyson tha se një karakter më i ri i tij do ta kishte bërë për spital Mayweatherin, shkruan Periskopi.

53-vjeçari kishte ndërtuar një reputacion si njeriu më i rrezikshëm në planet pas triumfeve të shumta në peshat e rënda.

- Advertisement -

Ai ishte bërë boksieri më i ri në peshat e rënda që ka fituar titullin, vetëm si 20-vjeçar.

Mayweather, në anën tjetër, u bë kampion i shumëfishtë botëror në pesë pesha të ndryshme.

Tani, në rrjetet sociale po qarkullon video kur dyshja, Tyson dhe Mayweather, ishte takuar në konventën e “WBC” në Hotelin “Mirage” të Las Vegasit.

- Advertisement -

Në vend se t’ia shtrëngonte dorën, Tyson u bë kinse do ta godiste me të djathtën boksierin më të pasur në botë, por këtij nuk i lëvizi as qërpiku.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit