-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Momenti kur pejani që thoshte se merr automjete i vjedh çelësat e veturës së Gazmend Muhaxherit

Rekomandime

Valon Loxha, pejani i cili njihet për vjedhje të veturave të cilat i gjen me çelësa brenda, ka hyrë brenda ambienteve të komunës të dielën dhe ka marrë çelësat e një veture zyrtare.

- Advertisement -

Loxha u arrestua mbrëmjen e së dielës, pasi, siç raportoi Gazeta Express, ia mori veturën zyrtare kryetarit të Pejës dhe shkoi në fshatin malor të Rugovës.

Arrestimin dhe shoqërimin e Loxhës në Policinë e Kosovës e kanë konfirmuar nga Prokuroria Themelore në Pejë.

Por, nga Komuna e Pejës kanë thënë se pre e aktit të vjedhjes nuk ka rënë vetura e kryetarit, por e një zyrtari tjetër të komunës.

- Advertisement -

“Jo. Fillimisht do të thotë, ndoshta jeni keqinformuar sepse nuk është marrë vetura e kryetarit, është marrë një prej veturave në oborrin e komunës, do të thotë që ai [zyrtar] që e ka pasur në shfrytëzim, rastësisht i ka lënë çelësat në veturë”, ka thënë Arianit Demaj, zëdhënës i Komunës së Pejës.

“Me rastin janë duke u marrë Policia, do të thotë edhe me këta punëtorët e sigurimit të komunës”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Insajderi ka publikuar videon nga momentin kur i njejti merr çelësat nga komuna.

VIDEO

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit