-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Mos harroni ta shikoni afatin e ujit në shishe plastike, mund të ketë pasoja fatale

Rekomandime

Data e skadimit e ujit të ambalazhuar në shishe plastike është data kur plastika fillon të prishet dhe lëshon kimikatet e saj në ujë.

- Advertisement -

Është njohuri e zakonshme që ju nuk duhet të pini nga shishet e ujit që keni lënë në një makinë të nxehtë, sidomos kur temperaturat e motit janë të larta.

Por kur është hera e fundit që e keni kontrolluar datën e skadimit të një shisheje uji që ju keni porositur në lokal apo blerë në dyqan?

Nga një pyetësor i kryer nga AgroWeb.org, rezulton se 92 persona nga 100 njerëz të kontaktuar në rajone të ndryshme të Shqipërisë, nuk e kontrollojnë datën e skadencës tek uji në shishe plastike.

- Advertisement -

Shumica dërrmuese e konsumatorëve e marrin të mirëqenë faktin që uji në shishe plastike është i sigurt. Arsyeja pse lëngjet ose produktet e qumështit kanë një datë të skadencës është shumë e vetëkuptueshme, ndaj mund të habiteni që edhe uji në shishe vjen me një afat kohor përdorimi.

Por nuk është cilësia e ujit që duhet të shqetësoheni. Bëhet fjalë për plastikën në të cilën uji vjen i paketuar. Zakonisht vihet re përdorimi i PET për shishe me pakicë dhe polietileni me densitet të lartë, HDPE për paketimet masive të ujit.

- Advertisement -

Pas një pike të caktuar në jetën e saj, plastika fillon të lëshojë kimikate në ujë. Kjo dukuri ndikon në shijen e ujit dhe mund përbën një rrezik serioz për shëndetin.

A ju ka ndodhur të lini një gotë uji gjatë natës dhe të pini një gllënjkë të nesërmen? A e keni vënë re se ajo ka shijuar shumë ndryshëm nga uji i freskët?

Ju mund të dyshoni se uji është prishur, por shija e çuditshme është në të vërtetë për shkak se uji është ekspozuar ndaj ajrit. Ky ekspozim e bën ujin më acid duke grumbulluar elementë si pluhuri dhe mikrobet.

Asnjëherë mos lini ujë në shishe në rrezet e diellit të drejtpërdrejtë ose brenda makinës gjatë gjithë ditës në një ditë të nxehtë me diell.

Kimikatet nga ena plastike do të nxehen dhe do të depërtojnë në ujë. Pirja e këtyre shisheve që kanë mbetur në diell kanë rezultuar të lidhur drejtpërdrejt me tumoret e gjirit tek femrat. Studimet e fundit tregojnë lidhje me lloje të tjera të sëmundjeve tumorale si në meshkuj, ashtu edhe në femra.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit