Është interesant kur kujton fotografitë e fëmijërisë! Motrat shqiptare nga Tuzi i Malit të Zi, Suzana dhe Dijana Ujkiq, kanë postuar një foto të fëmijërisë!
Më e gjata është Suzana dhe ka 4 vite para Dijanës. Motrat hendbolliste!
Suzana luan për kampionen dhe fituesen e Kupës së Kosovës, Istogu dhe është anëtare e kombëtares së Kosovës, ndërsa Dijana është hendbollistja më e mirë shqiptare, e cila krahas që luan për kombëtaren e Malit të Zi, mbron edhe ngjyrat e skuadrës rumune Magura Cisnadie.
Kur ishin të vogla ishin simpatike, ndërsa sot kanë kaluar të 20-ta, Suzi ka 26 e Dijana mbi 22 vjet, janë bukuroshe të sportit!