1.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

MSH thotë se dy javët pas marrjes së vaksinës janë kritike për imunitetin

Rekomandime

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar në dy javët pas marrjes së vaksinës anti-Covid.

Në një postim në Facebook, MSH thotë se vaksinimi është mbrojtja e vetme nga Covid-19 dhe variantet e tjera.

- Advertisement -

“Mbrojeni veten plotësisht nga variantet e tjera të Covid-19 dhe veçanërisht nga Delta”, thuhet në njoftim.

“Dy javë nga marrja e dozës së dytë janë tejet të rëndësishme të fitoni imunitetin nga vaksina”, thuhet tutje.

- Advertisement -

Ministria e Shëndetësisë po ashtu gjatë ditës ka publikuar një video, përmes së cilës tregohet dallimi në mes mushkërive të pacientëve të vaksinuar dhe atyre të pavaksinuar, raporton Express.

Përmes kësaj video, pulomologu Shpëtim Thaçi ka treguar se sa më lehtë po e kalojnë COVID-19 personat që janë të vaksinuar.

- Advertisement -

“Vaksinimi është detyrë qytetare dhe vetëm përmes vaksinimit mund të mbrojmë vetën, familjen dhe vendin”, thuhet në postimin e MSH’së.

Ndryshe, në 24 orët e fundit janë regjistruar 20 raste të vdekjes dhe rreth 1 mijë raste të reja me COVID-19.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit