4.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Mulla Osmani: Imamët e klanit të Tërnavës marrin paga 1,500 euro, ndërsa në fshat ka hoxhë që paga mujore i del vetëm 100 euro

Rekomandime

Imami i Drenasit, Osman Musliu në “Personale” me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini ka folur për problemet që po ndodhin në Bashkësinë Islame të Kosovës.Musliu thotë se po bëhen dallime mes hoxhallarëve që shërbejnë në fshatra dhe ata që jetojnë në qytet, përcjell Telegrafi.Ai thotë se në qytete këshillat e BIK-ut pos anëtarësisë nga xhemati marrin të ardhura edhe nga lokalet që posedon institucioni e që lëshohen me qira, ndërsa thotë se imamët në fshatra janë në gjendje shumë të rëndë pasi të ardhurat nga anëtarësia janë shumë të ulëta.

- Advertisement -

“Njoh imam në fshat që ndoshta nuk merr më shumë se 100 euro pagë mujore”.Mulla Osmani thotë se hoxhallarët që dalin kundër Naim Tërnavës përballen me pasoja sociale por edhe ekonomike.“Banka Islamike lëshon bursa edhe në Kosovë. Pa miratimin e BIK-ut askush nuk mund të merr bursë”.

Hoxha thotë se megjithatë po arrin të shkollojë fëmijët me ndihmën e dashamirëve dhe miqve.Ai thotë se një rast i tillë është edhe kur një besimtarë katolik e ka ndihmuar me një shumë të madhe parash për shkollimin e vajzës në Amerikë.

“Një shqiptar i besimit katolik nga Gjakova që është biznesmen, më ka thirr nga Brukseli dhe më ka thënë shko në Istog merri disa para t’i kam dërguar për shkollimin e vajzës në Amerikë. Mbase ai është biznesmen prita që mi ka dërguar 500 apo 1,000 euro. Por shuma që më kishte dërguar ishte shumëfish më e madhe. Më ka dhënë një bursë ndoshta dhjetëfish më shumë se që më jep shteti”.Mulla Osmani thotë se vajza ka fituar një bursë prej 30 mijë dollarëve për shkollim në Amerikë por sipas tij ata ishin gabuar pasi duheshin shumë më të mëdha për gjithë shkollimin.Ai thotë se edhe Elvis Naçi i ka ndihmuar pasi ky i “është ankuar për kushtet e shkollimit të vajzës”.Imami nga Drenasi thotë se disa hoxhallarë të “klanit” të Naim Tërnavës marrin edhe paga prej 1,500 euro ndërsa shumica e hoxhallarëve tjerë janë në gjendje shumë të vështirë ekonomike.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit