14.8 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Musliu shpërndan fotografi nga konsulta e fundit para Konventës së PDK-së

Rekomandime

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka shpërndarë disa fotografi nga konsulta e fundit para Konventës së kësaj partie, ku pritet të zgjidhet kryetari i ri.

Musliu përmes një postimi në Facebook ka shkruar se ‘gjithçka është gati’ për Konventën, raporton Gazeta Express.

- Advertisement -

“Konsulta e fundit para Konventes. Gjithçka gati”, shkroi Musliu, duke ia bashkangjitur edhe disa fotografi.

Ndryshe, në Konventë do të marrin pjesë 794 delegatë.

Sipas afatit të përcaktuar në ditën e shpalljes së zgjedhjeve, deri të enjten në ora 17:00, kandidaturën për kryetar të partisë e ka paraqitur vetëm Memli Krasniqi.

- Advertisement -

Ndërsa ish-ushtruesi i detyrës së PDK-së, Enver Hoxhaj dy ditë më parë përmes një konference për media bëri të ditur se nuk do të kandidojë për të parin e partisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit