4.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

NASA paralajmëron për një asteroid të rrezikshëm që do t’i afrohet Tokës

Rekomandime

Një asteroid do të kalojë pranë planetit tonë më 15 shkurt dhe ka një gjerësi prej 1 kilometër. Një shkëmb hapësinor i kësaj mase mund të vrasë miliona njerëz në zonën ku godet (nëse përplaset me tokën) dhe mund të shkaktojë një katastrofë në shkallë globale.

- Advertisement -

Administrata Kombëtare e Menaxhimit të Hapësirës në SHBA thotë se është duke ndjekur avancimin e asteroidit 2002 PZ39, i cili po vjen drejt tokës me shpejtësi prej më shumë se 57,240km/orë.

Shkëmbi hapësinor që është i gjerë nga 440 m deri në 990 m, do të ketë një “qasje të afërt” me planetin tonë rreth orës ndërkombëtare 11:05, më 15 shkurt.

Nëse një trup i tillë do të përplasej me tokën, mund të ketë pasoja për të gjithë planetin.

- Advertisement -

“Nëse një meteoroid shkëmbor më i madh se 25m, por më i vogël se një kilometër, do të godiste tokën, do të shkaktonte dëme vetëm në zonën e goditjes. Ne besojmë se një asteroid prej dy kilometrash ose me më shumë gjerësi, ka pasoja për të gjithë planetin”, -thuhet në agjencinë e NASA.

Sipas llogaritjeve trupi do të kalojë 5.77 milionë kilometra pranë tokës, që megjithëse mund të duket si një distancë e sigurt, llogaritjet nuk kanë rezultate absolute dhe mund të ndryshojnë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit