1.6 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Ndërsa dimri afrohet, Putini vjen me taktikë të re në Ukrainë

Rekomandime

Me afrimin e stinës së dimrit, dritat anembanë Ukrainës janë duke u fikur – aq sa këtë javë zëvendëskryeministrja e Ukrainës Iryna Vereshchuk, paralajmëroi ukrainasit që kanë ikur jashtë vendit të mos kthehen në Ukrainë shkaku i ndërprerjeve të energjisë elektrike.

John Lough, CNN.

- Advertisement -

Racionimi i energjisë elektrike është bërë një realiteti i ri i zymtë i Iuftës, pasi Rusia është duke vazhduar përpjekjet për shkatërrimin e kapacitetit ekonomik të Ukrainës, për të detyruar liderët të ulen në tryezën e negociatave.

Sipas presidentit ukrainas, Volodomyr Zelensky, në sulmet e fundit Rusia ka shënjestruar infrastrukturën kritike të Ukrainës, duke shkatërruar rreth 30% të termocentraleve të vendit. Ndërsa, ministri ukrainas i Energjisë ka paralajmëruar se vendit edhe mund t’i duhet të importojë energji për të kaluar dimrin.

Rritja e presionit

- Advertisement -

Performanca e dobët e ushtrisë ruse në fushën e betejës, veçanërisht muajt e fundit, ka bërë që presidenti Vladimir Putin dhe gjeneralët e tij të ndryshojnë taktika. Ndërsa forcat ukrainase vazhdojnë avancimin e tyre për të rimarrë qytetin e rëndësishëm strategjik të Khersonit, fushata ushtarake ruse është zhvendosur në privimin e civilëve nga energjia elektrike dhe nxehtësia.

- Advertisement -

E ndërsa ukrainasit po përgatiten me qirinj e dru zjarri për temperaturat e dimrit që bien rregullisht nën -20 gradë Celsius, liderët perëndimore duhet të mendojnë se çfarë mund të bëjnë për të parandaluar që Rusia të synojë civilët.

Kjo situatë gjithashtu ka shqetësuar shumë vendet evropiane, pasi shkatërrimi i infrastrukturës energjetike të Ukrainës mund të gjunjëzojë ekonominë dhe të rrisë në mënyrë dramatike numrin e refugjatëve që shkojnë drejt perëndimit.

Energjia si një armë Iufte

Zhvendosja e Moskës në shënjestrimin e termocentraleve është një shkelje e qartë e ligjit ndërkombëtar humanitar, pasi qëllimi është të shkaktojë vuajtje mbi popullatën civile dhe të bindë ukrainasit se çmimi i vazhdimit të Iuftës është shumë i lartë.

Për të kundërshtuar taktikën e fundit të Putinit, qeveritë evropiane duhet të jenë të gatshme të pranojnë më shumë refugjatë në afat të shkurtër. Në të njëjtën kohë, vendet e NATO-s duhet të japin më shumë armatime për të forcuar mbrojtjen ajrore të Ukrainës, si dhe të sigurojnë burimet për të ndihmuar inxhinierët ukrainas për të riparuar dëmtimet në termocentrale.

Putin është në një garë të dëshpëruar me kohën, pasi sa më gjatë të vazhdojë Iufta, aq më i madh është rreziku që humbjet ekonomike dhe njerëzore të Rusisë të dobësojnë kontrollin e tij në pushtet. Mbështetja për Iuftën e tij është duke u pakësuar e sanksionet e Perëndimit janë duke ndikuar. Edhe vetë aleatët e Rusisë, Kina dhe India kanë nisur të shprehin shqetësim për veprimet e Putinit.

Moska tani ka zgjedhur një strategji konvencionale në përpjekje për të ndryshuar fatin e saj në fushën e betejës, e me fokus në shkatërrimin e sektorit të energjisë, nevoja e Ukrainës për mbështetje makro-financiare nga aleatët e saj perëndimorë mund të rritet në mënyrë dramatike.

Prandaj, duket se testi i vërtetë i përkushtimit perëndimor ndaj Ukrainës është gati të vijë. Pasi, që Ukraina të jetë fituese në këtë Iuftë, do të duhet që qeveritë perëndimore të gërmojnë shumë më thellë dhe t’i ofrojnë vendit burimet ushtarake dhe financiare që i nevojiten për të vazhduar Iuftën.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit